Stoltenberg thotë se anëtarësimi i RMV-së është dëshmi se dyert e NATO-s janë të hapura

    Para fillimit të Samitit të sotëm të NATO-s, sekretari i përgjithshëm i Paktit, Jens Stoltenberg sot paradite foli për temat kyçe të cilat do të jenë në tryezën e liderëve të vendeve anëtare dhe përsëriti se Ballkani Perëndimor është me rëndësi të madhe për Aleancën informon korrespondentja e AIM nga Brukseli, përcjell Nistori.

    “Kemi shtete të reja anëtare nga ai rajon në vitet e fundit, duke provuar kështu që dera e NATO-s është e hapur, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë shtete të reja anëtare, por ne gjithashtu kemi partnerë në vendet e tjera të rajonit dhe ende kemi KFOR në Kosovë, jemi të pranishëm dhe vazhdojmë të ndihmojmë në stabilizimin e rajonit”, tha Stoltenberg.

    Lajmi Paraprak

    Pollogu i “zhytur” në mbeturina, ministri Nuredini me porosi për krerët e komunave: Mësohuni të tërhiqni fonde

    Lajmi i rradhës

    Grupet gjermane të mjedisit kundërshtojnë hapjen e fabrikës së Teslas

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë