Strezorska: Nëpërmjet procesit të skriningut, vendi duhet të dëshmojë se ka kapacitete institucionale

    Qeveria e RMV / Fotografia: Nistori

    Pasi fillimit të “skriningut” proces të cilin duhet ta kaloj çdo shtet që aspiron integrimin në Bashkimin Europian, Maqedonia e Veriut është nën vëzhgimin europian. Politologia Zorica Strezorska, thotë se deri më tani skriningu po zhvillohet me dinamikën e duhur dhe pa asnjë problem.

    Sipas saj përmes procesit të skrinigut vendi duhet të dëshmoj se ka kapacitet institucionale jo vetëm të përafroj legjislacionin vendor me atë të BE-së, por edhe të zbatoj atë në praktik.

    “Skriningu dypalësh do të jetë shtysë për reforma në vend. Sa i përket përfitimeve për qytetarët, ato sigurisht që do të ndjehen në fazën e zbatimit të legjislacionit të ri, i cili do të jetë në përputhje me standardet e BE-së. Do të vijë miratimi i ligjeve të reja në Kuvend, ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve ekzistuese si dhe zbatimi i duhur i tyre në praktikë dhe menaxhimi me efektin që ato do e kenë në sistemin ekzistues institucional. Qytetarët do të mund të gëzojnë një jetë më të mirë në një sistem të mirëorganizuar të krijuar sipas standardeve të BE-së dhe standard evropian për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, u shpreh politologja Zorica Strezorska.

    Strezorska thotë se raportet pritet të japin një pasqyrë të detajuar rreth asaj se çka është arritur e çka jo dhe cilat do të jenë angazhimet tona afatmesme dhe afatgjata.

    Në varësi prej vlerësimit që do të jep KE-ja, ekzistojnë dy skenarë të mundshëm, të konkludohet se vendi kandidat e ka përafruar mjaftueshëm legjislacionin e tij me atë të BE-së dhe se është i gatshëm të fillojë negociatat për kapitullin e caktuar, dhe jep rekomandimin në përputhje me rrethanat.

    Ose KE-ja arrin në përfundimin se vendi kandidat nuk është i gatshëm të fillojë negociatat për kapitullin e caktuar dhe duhet të vazhdoj me aktivietetet. Deri në fund të procesit të skriningut, për të vazhduar procesin e integrimit Maqedonia e Veriut obligihet që të bëjë edhe ndryshimet kushtetuese. /RTVM2/

    Lajmi Paraprak

    Si do të formohet “Fronti për Europë” i paralajmëruar nga Ali Ahmeti!

    Lajmi i rradhës

    Breshëri plumbash ndaj Top Channel, vritet roja e e televizionit (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë