Studentët me nevoja të posaçme në RMV përballen me vështirësi në fakultete!

    Foto arkiv*

    Në prag të ditës ndërkombëtare të personave me nevoja të posaçme, 3 dhjetori, Zyra e Avokatit të Popullit ka përgatitur një analizë për gjetjet dhe rekomandimet për qasje të plotë për personat me nevoja të posaçme nëpër institucionet e arsimit të lartë.

    Siç njoftoi këshilltarja shtetërore e Avokatit të Popullit, Vaska Bajramovska Mustafa, rreth 22 fakultete nuk kanë evidenca për numrin e studentëve me nevoja të posaçme.

    Ajo ankohet se studentët përballen me vështirësi si në transport publik, ashtu edhe në kushtet e fakulteteve kur bëhet fjalë për tualete dhe ashensorë. Sivjet në tre ciklet studimore janë regjistruar gjithsej 48 studentë me aftësi të kufizuara.

    “Transporti publik në qytetet ku ka fakultete është tërësisht i paqasshëm për një pjesë të studentëve me pengesa veçanërisht ata me karroca dhe me shikim tërësisht të dëmtuar ndërsa pjesërisht është i qasshëm për pjesën tjetër të studentëve. Mungojnë toalete funksionale për studentët me pengesa, ashensorë funksionalë dhe rampa me gjerësi të përshtatshme këndore. Qasje pa pengesa nga dhe deri te amfiteatrot, bibliotekat dhe objektet tjera. Më tepër se gjysma e fakulteteve ose 67.5% fare nuk kanë toalete për studentët me aftësi të kufizuara ndërsa 55% e fakulteteve nuk kanë ashensor edhe pse objekti është në disa kate”, tha Vaska Bajramovska Mustafa, Këshilltare e Avokatit të Popullit. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Banorët e Çashkës edhe sot protestuan kundër mësimit në gjuhën shqipe

    Lajmi i rradhës

    VMRO: blihen pajisje të reja për përgjim / Spasovski: përgjimi vetëm në mënyrë legale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë