Stuhitë e shpeshta, rezultat i ndryshimeve klimatike | Ambientalistët: të vetëdijësohen qytetarët dhe institucionet

    Stuhitë që kanë kapluar së fundmi vendin tonë, por jo vetëm, kanë bërë që ambientalistët të ngrejnë zërin dhe të apelojnë për më shumë kujdes dhe vetdijësim si nga faktori njeri ashtu edhe nga institucionet. Metin Muaremi, ambientalist thotë se njeriu shkatërron natyrën pa menduar pasojat.

    “Njeriu është faktor kyc patjetër të themi se është dora e njeriu është faktor dhe element kyc, ndikon në humbjen dhe ndryshimin e ekulibrit të natyrës dhe në përpjëkje për një jetë më të mirë dhe zhvillim me të hovshëm ndikon thellë dhe në mjedisin për rreth” – tha Metin Muaremi, ambientalist.

    Shpyllëzimi i pakontrolluar është një tjetër dëm afatgjatë që dora e njeriut i shkakton mjedisit jetësorë. Sipas tij, ndërtimet e pakontrolluara dhe menaxhimi i keq me mbeturinat, si rezultat i papërgjegjshmërisë së institucioneve dhe mungesës së vetëdijës tek qytetarët shkaktojnë dëme afatgjate në ambient. 

    “Si faktor i dytë është shpyllezimi, deforestimi në bazë të cilës bëhet një prerje e pakontrolluar e pyjeve dhe tokave bujqërsore, duke qenë të vetëdijshëm që popullsia është në rritje dhe me cdo pemë që rrëzohet humbet një habitat në malet dhe fushat ku jetojnë ata. Faktori i tretë është ndërtimi i pakontrolluar në zonat rurale dhe urbane dhe në zonat e mbrotura, kemi ndërtime të pakontrolluara për mes së cilave ndikohet në zhvillim dhe ndikohet në atë se të gjitha mbeturinat të cilët ndikojnë në ujërat  dhe erozinin“ – tha Metin Muaremi, ambientalist.

    Nga moti i ligë janë shkaktuar dëmet të mëdha, e më së shumti dëmet janë regjistruar në Komunën e Kumanovës dhe Likovës. /KlanM/

    Lajmi Paraprak

    Racioni i subvencionuar: 30 mijë studentë në RMV morën para për ushqim, pazar kanë bërë kryesisht në supermarkete

    Lajmi i rradhës

    Aggeler: tani është koha e përgjegjësisë dhe secili të mbajë fjalën e dhënë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë