Bogojeski: I thoni Afrim Gashit se Maqedonia nuk është Serbi!

    Kryetari i partisë “Koncepti Maqedonas”, Petar Bogojeski, ka reaguar në lidhje me propozimin e Alternativës, që në Maqedoninë e Veriut të formohet “Asociacioni i Komunave me Shumicë Shqiptare”, përcjell Nistori.

    Ai në rrjetin social facebook ka shkruar: Tregojini Afrim Gashit se Maqedonia nuk është Serbi!

    Kujtojmë se ideja e Alternativës është bërë publike nga Sekretari i Përgjithshëm, Zeqirija Ibrahimi i cili ka shkruar se propozimi i tyre mund të jetë një kauzë i cili mund t’i bashkojë të gjitha partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

    “Ta fillojmë që sot nismën “Asociacioni i Komunave më Shumicë Shqiptare në Maqedoninë e Veriut!” Reciprocitet i bukur dhe, njëherazi, europian, apo?!

    Mbase kështu arrijmë edhe te tema e reciprocitetit gjuhësor mes shqipes në Maqedoninë e Veriut dhe serbishtes në Kosovë”, qëndron në një pjesë të postimit të Ibrahimit.

    Lajmi Paraprak

    Qytetarët e RMV kanë frikë nga një valë e re e rritjes së çmimeve

    Lajmi i rradhës

    Ilire Dauti pritet me lule në Kumanovë në shenjë falënderimi për marrjen e shtetësisë të disa personave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë