Sugarveski dorëhiqet nga funksioni në LSDM

    Kandidati i LSDM-së për kryetar të Komunës së Prilepit, Goran Sugarevski përmes një shkrimi në Facebook ka njoftuar se jep dorëheqje nga funksioni i kryetarit dhe anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës në LSDM. Sugarevski njofton se do të mbetet anëtarë i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë.

    “Kryerja e funksioneve të larta partiake dhe shtetërore, ndër të tjera, nënkupton përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe anëtarëve të partisë sonë. Në këtë drejtim, dorëheqja është kontributi im për konsolidim sa më të shpejtë të partisë dhe rikthimin sa më të shpejtë në rrugët e fitores”, ka shkruar mes tjerash Sugarevski.

    Ndryshe, Sugarevski në zgjedhjet lokale nuk arriti të mposht kundër kandidatin e tij nga VMRO-DPMNE-ja, Borçe Jovqeski, i cili shënoi fitore duke siguruar 22,196 vota, ndërkaq Sugarevski siguroi vetëm 14.655 vota./TV21/

    Lajmi Paraprak

    Lajçak: Zaev humbi zgjedhjet pasi BE nuk përmbushi premtimet ndaj RMV-së

    Lajmi i rradhës

    Mariçiq: Rëndësi ka të ruhet shumica parlamentare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë