Sulemani: Plani detal urbanistik, iniciativë private që erdhi në fuqi dy ditë pas formimit të qeverisë 2020

    Sot në seancën e jashtëzakonshme të këshillit komunal – Tetovë kaloi propozimi për pezullimin e PDU-së së KIP “Jellak”-ut. Me 18 vota Për, asnjë Kundër, asnjë të Përmbajtur.
    Hamdi Sulemani këshilltarë në komunën e Tetovës nga nisma “Më Mirë për Tetovën”, ka reaguar në lidhje me planin detal urbanistik i cili tha se ky ligj erdhi në fuqi një ditë pas formimit të qeverisë së vitit 2020, njofton Nistori.

    “Nuk edi pse kaq problem dhe nuk edi pse u djeg ky plani urbanistik, atëherë janë interesat shumë të mëdhaja duke e ditur se ky plan detal urbanistik në fuqi ka ardhur një ditë pas formimit të qeverisë 2020, shkeljet ligjore nuk i bën ky këshill i ri, por i ka bërë këshilli i vjetër i cili e ka votu këtë plan detal urbanistik. Të qartësoj një gjë se shumë pjesë të qytetit, lagje të qytetit presin me vite të tëra poashtu edhe Kodra e Diellit, plane detale urbanistike, ky plan detal urbanistik prej 233 mijë metër katrorë me vëllim prej 300 faqe miratohet vetëm për shtatë ditë, ku dy ditë janë ditë vikendi, të nderuar kolegë edini se kjo procedurë si shkon, nuk ka plan detal urbanistik që në qytetin e Tetovës është pru më herët se dy vite apo dy vite e gjysë, si mundët ky projekt dhe ky plan të vie në këtë shpejtësi kështu?! Po i shofim kolegët se Daka u dhem shumë e kanë shok të afërt, ne nuk e kemi shok ne interesat e qytetarëve i kemi shok. Ktu është plani detal urbanistik në projektin të cilin e kemi ne dhe është i miratuar formohet një murë tjetër, muri i dytë i Ilindenit, ti themi ashtu pasiqë në rrugën Ilinden veqse u formu një mur i cili më nuk bën ajrosjen e qytetit, gjithsesi edhe këtu formohet një mur i dytë i Ilindenit dhe këtu dëmtohet dhe cënohet interesi i qytetarit” deklaroi Hamdi Sulemani, këshilltarë në komunën e Tetovës.

    Ky plan detal urbanistik ishte iniciativë e komunës apo iniciativë private, Sulemani e përgënjshtron faktin duke thënë se padyshim është inciativë private, mënyra se si ka vijuar miratimi i këtij plani dhe se në çfarë shpejtësie është bërë.

    “Ta dini qytetarë të nderuar këtu interesat e disa grupeve klanore janë shumë të mëdhaja, kjo është iniciativë private ky plan, nuk është iniciativë nga ana e komunës dhe kur të themi se është iniciativë private kuptoni tutje se si ka viju miratimi i këtij plani se në çfarë shpejtësie është bërë, ky plan nuk ka elaborat të ambienti jetësorë, pasiqë e nderuara kryetare në një detyrë projektuese ka shkruajtur se nuk ka ndikime potenciale rreth mjedisit jetësorë, nuk është normale kjo ky plan nuk ka pëlqim të “JKP”-së apo “NPK Mirëmbajtja”, domethënë këto banesa dhe këto qendra tregëtare nuk do të lidhen asnjëherë me ujë pasiqë nuk ka mendim me kanalizime e kështu me rradhë. Nëqoftëse e merrni planin detal urbanistik dhe 300 faqet i shfletoni aty e keni kërkesën për mendim dhe e keni mendimin. Ktu është një shtypje e madhe”, potencoi Sulemani.

    Hamdi Sulemani i bindur dhe më tej rreth planit detal urbanistik duke shpalosur edhe përvojën e tij dhjetë vjeçare si arkitekt e njeh më mirë një problematik të tillë, ngase për një objekt të vogël nuk i ka ndodhur që asnjëherë të marr mendimin për të bërë planifikimet hapsinore./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Filipçe paralajmëron rritje prej pesë për qind të pagave për punonjësit shëndetësor

    Lajmi i rradhës

    Jeffrey Hovenier betohet si ambasador i SHBA-së në Kosovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë