Superekspertizat për “Llaskarcën” sot do të prezantohen në Gjykatën Penale

    Superekspertizat e përgatitura nga dy ekipe të inxhinierëve mekanikë dhe të trafikut do të shqyrtohen në seancën e sotme për rastin “Llaskarcë” në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, pas ekspertizës nga Byroja e ekspertizës, të urdhëruar nga Gjykata në dhjetor të vitit 2021 dhe i njëjti, i mbërritur në seancën e kaluar, i është dorëzuar prokurorit dhe të pandehurve përmes mbrojtjes së tyre.

    Gjykata në seancën e kaluar mori vendim që pas pëlqimit të të gjitha palëve, për shkak të ekonomizimit dhe përshtatshmërisë së procedurës, të lexohen të gjitha provat e deritanishme dhe të vazhdojë procedura sot me këqyrjen e superekspertëve.

    Superekspertiza e urdhëruar nga Gjykata në dhjetor të vitit 2021 është refuzuar nga fakultetet e vendit, me arsyetimin se ekspertët e tyre tashmë kanë marrë pjesë në ekspertizën paraprake, ndërsa Fakulteti Teknik në Manastir, në të njëjtën kohë, ka njoftuar gjithashtu se e kthyen çështjen sepse ekspertët e tyre të licencuar të inxhinierisë mekanike janë ekspertë vetëm në energji dhe nuk mund të ekspertojnë mjetet motorike.

    Nga Penalja më pas informuan se kanë kontaktuar Universitetin e Shtipit dhe Fakultetin Mekanik në Shkup, nga ku janë njoftuar se nuk kanë mjaftueshëm ekspertë të licencuar për automjete në komunikacion të cilët nuk kanë marrë pjesë në ekspertizën paraprake. Pas refuzimit të fakulteteve, lënda është dërguar në Byronë e ekspertizës ligjore, e cila ka aftësinë të formojë një ekip ekspertësh të licencuar që do të kryejnë superekspertizë.

    I akuzuar në rastin e aksidentit në afërsi të Llaskarcës, që ndodhi më 13 shkurt 2019, ku humbën jetën 16 persona dhe mbetën të plagosur rëndë mbi 30, është Durmish Beluli, pronari i kompanisë “Durmo Tours”, personi përgjegjës për transportin në kompani Ramzi Miftari dhe shoferi i autobusit Manoil Trifunovski, të cilët akuzohen për kryerjen e veprave të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion, ndërsa tre punonjësit e stacionit të kontrollit teknik, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski, akuzohen për bashkëpunim në të njëjtën vepër.

    Procesi gjyqësor për aksidentin e nisur në shtator të vitit 2019 e udhëheq gjyqtarja Diana Gruevska Ilievska, ndërsa përfaqësues i prokurorisë është prokurori publik, Darko Jakimovski.

    Lajmi Paraprak

    CDU dhe CSU debatojnë strategjinë e tyre ndaj të huajve

    Lajmi i rradhës

    Fjalëkryqet ndihmojnë në mësim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë