Supermarketet në RMV realizuan të hyra 930 milionë euro në vitin 2023, ndërsa familjet luftojnë me çmimet e larta

    Edhe pse tregtarët ankoheshin se punonin jashtë logjikës tregtare dhe me fitime minimale, duke reaguar ndaj vendimeve të qeverisë për frenimin e inflacionit në vend, shifrat dhe analizat e Rrjetit të Biznesit treguan një realitet tjetër. Ata deklarojnë se shtatë zinxhirët më të mëdhenj të supermarketeve kanë gjeneruar të ardhura prej 930 milionë euro në vitin 2023, përcjell Nistori.

    Në pozitën kryesore mes tyre është Vero, i cili në këtë periudhë ka fituar mbi 10 milionë euro, që është gati 13 për qind më shumë krahasuar me një vit më parë. Në vend të dytë është Kam Market me fitime neto prej 7.3 milionë euro. Edhe ky treg ka shënuar rritje fitimi krahasuar me një vit më parë.

    Ndër ata me fitime të mëdha është Kipper, i cili fitoi 5.5 milionë euro në vitin 2023, i ndjekur nga Stokomak me një fitim prej katër milionë eurosh. Viva Fresh (dikur Kit-Go) ka fitime të ngjashme me Kipper. Ramstore kishte një fitim prej dy milionë euro e gjysmë, ndërsa Tinex 1.4 milionë.

    E premtja pa market! Zëri i qytetarëve kundër shtrenjtimeve

    Për ditën e nesërme është paralajmëruar bojkot i të gjitha marketeve nga ana e qytetarëve për shkak të çmimeve të larta të produkteve. Në rrjetet sociale grupet e kësaj nismë apelojnë qytetarët që të mos blejnë neper markete ditën e premte për shkak siç thonë, të dërgojnë mesazh të qartë për rritjen e çmimeve drastike nga ana e shitësve. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Bum kreditor në RMV: banesa dhe konsumi marrin vrull!

    Lajmi i rradhës

    Studentët serbë nisin marshimin nga Beogradi drejt Novi Sadit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë