Svillanoviq: RMV edhe pse bëri hapa të guximshëm, ende nuk mori datë për fillim të negociatave me BE-në

    Kam pritje të mëdha se me formimin e qeverisë së re në Sofje, dialogu sërish do të hapet dhe se do të gjendet kompromisi. Kjo është puna kyçe dhe shumë e rëndësishme. Të gjithë në rajon u gëzuam kur njëra nga tre temat e mëdha u mënjanua, e ajo ishte Marrëveshja e Prespës. Jam i befasuar se pas kësaj erdhi deri te stagnimi. Jam i pikëluar, ndjek gjithçka që ndodhë dhe shpresoj se në Bullgari do të ketë qeveri të re me kapacitet të plotë, e cila do të ulet me partnerët e vet në Shkup dhe do të thotë: “të kërkojmë zgjidhje”, thotë në intervistë për MIA-n ish-sekretari i përgjithshëm i Këshillit për bashkëpunim rajonal dhe diplomati, Goran Svillanoviq.

    Svillanoviq, i cili për momentin është këshilltar për çështje rajonale i kryetarit të Odës ekonomike, Branko Azeski, porositë – moskuptimi bilateral të mos shfrytëzohet për stopim të procesit eurointegrues.

    Sipas tij, vendi në njëfarë kuptimi, është viktimë, sepse bëri hapa të guximshëm dhe serioz përpara, ndërkaq ende nuk mori datë për fillim të negociatave me Bashkimin Europian.

    “Është bërë hap i madh i cili nuk e mori atë që duhej – datë për fillim të negociatave. Konsideroj se kjo vetëm e thelloi plotësisht mosbesimin e disa njerëzve të cilët jetojnë këtu. Është e domosdoshme, dhe me rëndësi, të inkurajohet secili që tani apo nesër do ta udhëheqë këtë vend – të dijë se nga ana tjetër ka partner në BE i cili do të thotë: ‘në rregull është, u dakorduam për atë dhe atë do ta respektojmë’. Për fat të keq, ai inkurajim nuk erdhi dhe për atë jam mjaft kritik, them haptazi. Në këtë moment besimi është dobësuar. Një premtim është i papërmbushur, ndërsa kushtet janë plotësuar”, thekson Svillanoviq.

    Ai flet edhe për Ballkanin e Hapur, duke potencuar se kjo nismë fare nuk është ndonjë konkurrencë e Forumit investues të odave (FIO), heqje e ndonjërës prej anëtareve të saj apo sforcim i ndonjë agjende të re, më të ndryshme. Përkundrazi, të gjitha vendet-anëtare të FIO janë të mirëseardhura, por ideja është – derisa “rrijnë pezull” disa çështje të tyre të caktuara, Maqedonia, Serbia dhe Shqipëria ekonomikisht të lëvizin më shpejtë dhe në mënyrë më efikase.

    Në orientimin gjithnjë e më intensiv të vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt tregut të përbashkët rajonal dhe përforcimit të bashkëpunimit të tyre të ndërsjelltë në sfera të ndryshme, ish-diplomati nuk sheh ide për krijim të sërishëm të Jugosllavisë, Popujt nga këto hapësira, është decid Svillanoviq, nuk janë të gatshëm të shkojnë një hap prapa dhe për atë askush nuk mendon.

    Në intervistën për MIA-n që do të publikohet nesër, Svillanoviq flet për planin investues evropian, flet për sundimin e së drejtës dhe analizon sa është shfrytëzuar potenciali afarist i vendeve nga rajoni. Zbulon edhe se takimi i dytë i Ballkanit të Hapur do të mbahet në fillim të nëntorit në Beograd, ndërkaq është planifikuar edhe takim në Budapest mes odave ekonomike nga Ballkani Perëndimor dhe vendeve nga Grupi i Vishegradit.

    Lajmi Paraprak

    Covid-19 | Italia dhe Danimarka me rregulla të reja për shtetasit e RMV-së

    Lajmi i rradhës

    Presidenti gjerman ka kërkuar nga Merkel të qëndrojë në detyrë deri në formimin e qeverisë së re

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë