Presidenti gjerman ka kërkuar nga Merkel të qëndrojë në detyrë deri në formimin e qeverisë së re

    Presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier ka kërkuar që kancelarja Angela Merkel të qëndrojë në detyrë deri në formimin e një qeverie të re.

    Në një ceremoni në rezidencën presidenciale Bellevue pas seancës së parë në parlament pas zgjedhjeve të 26 shtatorit, Merkelit dhe anëtarëve të tjerë të qeverisë iu dhanë urdhrat e lirimit për përfundimin zyrtarisht të mandateve.

    Në një fjalim të mbajtur këtu, Steinmeier falënderoi Merkelin për qeverisjen e vështirë 16-vjeçare. “E nderuara kancelare, duhet t’iu falënderojmë për udhëheqjen tuaj 16-vjeçare në një periudhë jo aq të varfër në aspektin e krizave dhe trazirave në vendin tonë. Për shumë vite u përjetuan kriza të mëdha, kriza financiare dhe ekonomike në fillim të mandatit tuaj, kriza e euros në periudhën e dytë, kriza e madhe e refugjatëve dhe emigrantëve në periudhën e tretë dhe së fundmi kriza e COVID-19. Vite ku vendi ynë fitoi respekt dhe dashuri në Evropë dhe në botë”, tha ai.

    Duke lavdëruar Merkelin për vendimet e guximshme që mori ndaj krizës së refugjatëve në vitin 2015, Steinmeier tha: “Por, para së gjithash fituat besimin e qytetarëve tanë. Kjo është një punë e lehtë në një vend i cili ishte i detyruar të mësonte sërish besimin ndaj vetes. Unë ju falënderoj edhe personalisht për guximin tuaj për të marrë përgjegjësi jo vetëm për vendin tuaj por edhe për Evropën në kohën kur refugjatët e ardhur nga Siria u strehuan tek ne”.

    Pas mbledhjes së Parlamentit Federal pas zgjedhjeve të mbajtura në Gjermani, përfundon zyrtarisht edhe mandati i kancelares dhe ministrave të tjerë federalë.

    Por, presidenti në kuadër të nenit përkatës të kushtetutës rekomandon që qeveria e vjetër të ushtrojë detyrën e saj deri në formimin e qeverisë së re në vend.

    Lajmi Paraprak

    Svillanoviq: RMV edhe pse bëri hapa të guximshëm, ende nuk mori datë për fillim të negociatave me BE-në

    Lajmi i rradhës

    Lehtësohen masat për organizimet në ambiente të mbyllura në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë