Tahiri: Fronti Europian dhe VLEN, në të kaluarën nuk kanë lënë gjë të zezë pa ia thënë njëri-tjetrit

    As VMRO DPMNE dhe as koalicioni VLEN, nuk janë kundër integrimeve në BE dhe kjo mund të jetë një bazë e mirë për zgjidhjen e ndonjë ngërçi për koalicione të ardhshme mes tyre. Kështu mendon gazetarja Katarina Sinadinovska, përcjell Nistori.

    Ajo këtë e vlerësim e dha në kontekst të vlerësimeve se subjektet shqiptare për koalicione të ardhshme do kërkojnë ndryshime kushtetuese ku komuniteti bullgar të futet në kushtetutë.

    Gazetari Sefer Tahri, mendon se nga 9 maji do të fillojë një histori e re politike në vend. Tahiri tha se si nga kampi i Frontit Europian, por edhe nga koalicioni VLEN, në të kaluarën nuk kanë lënë gjë të zezë pa i thënë njëri-tjetrit.

    Të dy flasin në kuadër të emisionit Programi 200 (që transmetohet sot në pra 18:00 në Alsat). Edhe Sinadinoska edhe Tahiri thonë se fushata për raundin e parë presidencial edhe pse ka qenë korrekte, por ka pasur mesazhe tejet kontradiktore, siç thonë ata me raste “komike” dhe “skizofrenike”. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Sela: fillimisht duhet të miratohen ndryshimet kushtetuese, e më pas të formohet Qeveria

    Lajmi i rradhës

    Për herë të parë, nesër nis pushimi pranveror për nxënësit e Maqedonisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë