Takimi i sotëm SAShK – Qeveri pa epilog konkret

    Shpresojmë që të dalim nga kjo grevë të gjithë të kënaqur dhe mos të ketë fitues apo humbës, kështu deklaron kryetari i Sindikatës së Arsimit dhe Shkencës Jakim Nedellkov. Ai theksoi se kanë arritur të ngrenë peshën e puntorëve në arsim, t’i risin edhe pagat, gjithmonë duke respektuar të drejtat kolektive të të punsuarëve në arsim.

    JAKIM NEDELLKOV-KRYETAR I SHASHKUT

    “Kjo është ndoshta arritja më e madhe që kemi arritur si Sindikatë e Arsimit dhe Shkencës në shtet. Sa vlerësohet dhe respektohet kjo arritje është tjetër punë. Opinioni tashmë është e infromuar se disa antarë të caktuar nuk janë të  kënaqur, ku patjetër duhet të them se një numër i madh i atyre që hapur kanë dalur para hapësirave të SAShKUT nuk janë anëtarë tanë”.

    Ai është i bindur që  nga sot instuticionet kompetentë do kenë ende më  shumë qasje serioze  në lidhje me këto problemematika.

    JAKIM NEDELLKOV-KRYETAR I SHASHKUT

    “Patjetër duhet të planifikohet nga viti në vit prej më parë, se si do të harmonizohen pagat, d.m.th kjo është edhe kërkesa jonë, ku realisht kemi problem në lidhje me dakordimin e pagave. Planifikimi  për vitin 2023-2024 të  bëhet në dakordim me atë që të jetë në përputhje me ligjin, të bëhet në harmonizim  me Marrvëeshjen Kolektive  që duhen paguar”.

    Jakim Nedellkov shpresonë se për 10 ditë do të gjejnë gjuhë të përbashkët me Ministrin e Arsimit dhe Shkencës dhe pagat do të rriten, në të kundërtën organet e SASHKUT do të ulen dhe do të marrin vendimet e duhura për më tutje, por sipas tij, me rëndësi është që momentalisht  greva është e pezulluar.

    Viti shkollor do të përfundojë më 10 qershor, ndërsa orët e humbura do të kompensohen të shtunave. /Shenja/

    Lajmi Paraprak

    Edhe një vit deri në vendimin e UNESKO-s për liqenin e Ohrit!

    Lajmi i rradhës

    Njerëzit e parregullt janë më të zgjuar | Çfarë thonë ekspertët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë