Edhe një vit deri në vendimin e UNESKO-s për liqenin e Ohrit!

    Çfarë është bërë deri më tani që Liqeni i Ohrit do të mos marr statusin e pasurisë së rrezikuar kulturore dhe natyrore botërore. Ka kaluar një vit nga mbajtja e këshillit të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s kur u dhanë 2 vjet afat për të ruajtur statusin. Që atëherë e deri më tani janë larguar vetëm disa platforma rreth liqenit të Ohrit, por prishja e platformave dhe largimi i uzurpuesve të plazheve shkon me ritëm të ngadaltë. Nga Organizata Ekologjike “Fronti 21/42” janë skeptikë se Ohri do të arrij ta t’i përmbush rekomandimet e UNESKO-s.

    “Vazhdon legalizimi i objekteve të ndërtuara pa leje, vazhdojnë aktivitetet për ndërtimin e Korridorit 8 për autostradën dhe hekurudhën pa propozuar rrugë alternative. Aktualisht janë duke u miratuar Strategjia për Turizëm e Komunës së Ohrit, e cila është në kundërshtim me rekomandimet e UNESCO-s. Shembull: Në Raportin e vitit 2020, rekomandimi i parë i UNESCO-s “1a” është braktisja e planit për ndërtimin e portit në Moçalin Studençishta dhe çdo urbanizimi mbi dhe rreth moçalit, ndërsa Strategjia e Turizmit e parashikon pikërisht këtë”, deklaroi Organizata EkologjikE “Front 24/42”

    Vendi ku parashikohet porti është pikërisht kjo pjesë e cila është tepër e frekuentuar gjatë sezonit veror dhe që shkel rekomandimet e UNESKO-s pikërisht për portin i cili është definuar në raportin e vitit 2020.

    Në Moçalin Studençishta e cila ndodhet këtu në Ohër, Komuna e Ohrit pa paraparë që në strategjinë për turizëm nga viti 2020 deri në vitin 2025 këtu të ndërtojë një port, por nga Komisioni i UNESKO-s në vitin 2020 që në këtë pjesë të mos ndërtohet asnjë port dhe ky vend të mos uzurpohet.

    Kryetari i Komisionit për menaxhimin e trashëgimisë kulturore të Ohrit, Zoran Pavlov, thotë se së fundmi janë sjellë vendime të rëndësishme në qeveri të cilat do ta shpëtonin statusin dhe beson se në vitin 2023 do të marrim sinjale pozitive nga Komiteti I trashëgimisë botërore. Sa i takon ndërtimit të portit ai thotë se kjo nuk mund të ndodh.

     “Ishin në shqyrtim në Komisionin për menaxhim të trashëgimisë kulturore, janë dhënë indikacione, janë dhënë vërejtje, janë dhënë komente, komente kritike të cilat në Strategjinë për zhvillim rural ku tregohet se pikërisht në radhën e atyre sekuencave, të cilat udhëzojnë ndërtimin e porteve pa analiza të posaçme pa vëzhgime të veçanta të situatës, në këtë drejtim edhe porti në Moçalin Studençishta. Vlerësoj se ai port në Moçalin Studençishta është proces i tejkaluar”, tha Zoran Pavlov, kryetar i Komisionit Për Menaxhimin e Trashëgimisë Kulturore

    Pavlov pohon se me vendim të qeverisë është formuar ekip punues për përgatitjen e planit strategjik për rehabilitimin e trashëgimisë kulturore të rajonit të Ohrit. Përndryshe në vitin 2023 pritet të vendoset nëse rajoni i Ohrit i ka përmbushur rekomandimet e Komitetit të UNESKO-s, në të kundërtën Liqeni i Ohrit do të kalojë  si “Pasuri kulturore dhe natyrore botërore në rrezik”.

    Lajmi Paraprak

    ASh nuk do ta mbështesë VMRO-në për bllokimin e Kuvendit?

    Lajmi i rradhës

    Takimi i sotëm SAShK – Qeveri pa epilog konkret

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë