Takimi Kurti – Vuçiq në Ohër, zëdhënësi i BE-së thotë se Borell do të deklarohet në fund të takimit

    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, është paraqitur para gazetarëve për të raportuar për takimin në mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, që po mbahet në Ohër.

    Ai nuk ka dhënë detaje të takimit trepalësh, ndërsa tha se nuk e di sa do të zgjasë takimi dhe se në fund do të ketë paraqitje të përfaqësuesit të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borell.

    Stano gjithashtu tha se në fund të takimit do të ketë kumtesë të përbashkët dhe nuk do të pranohen pyetje.

    “Nuk do të them asgjë për përmbajtjen. I përmbahemi rregullave dhe nuk do të flasim për atë që është diskutuar… do të ketë deklaratë pas takimit. Do të ketë paraqitje të Borell dhe do të jetë vetëm në gjuhën angleze”, tha Stano./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Buka e bardhë në RMV konsumohet me tepricë

    Lajmi i rradhës

    Mickoski: Nuk do të ketë ndryshime kushtetuese në këtë përbërje parlamentare edhe në këto rrethana

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë