Taksë solidariteti nuk kanë paguar 52 tatimpagues në RMV, do t’u bllokohen llogaritë më 24 nëntor 

    Deri ditën e sotme janë paguar 2.210.108.927 denarë në bazë të taksës së solidaritetit nga 98 tatimpagues nga gjithsej 150. Ata që nuk kanë paguar do të marrin vërejtje me shkrim më 6 nëntor, ndërsa nëse nuk e përmbushin obligimin ndërkohë, do t’u bllokohet llogaria më 24 nëntor, përcjell Nistori.

    Drejtoresha e Drejtorisë së të hyrave publike, Sanja Lukarevska sot në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve informoi se gjithsej shuma e paguar është 2.210.108.927 denarë. Shuma më e ulët e paguar në atë bazë është 39.342 denarë, ndërsa më e larta është 257.293.088 denarë. Vetëm një tatimpagues ka bërë kompensim me kthim të TVSH-së në shumë prej  42.259.181 denarë.

    “Pasiqë afati ishte deri më 25 tetor, për të gjithë ata që nuk e kanë paguar taksën e solidaritetit do të merren masa në përputhje me Ligjin për procedurë tatimore. Më 6 nëntor tashmë do t’i dorëzojmë paralajmërimet, nëse edhe pas kësaj nuk kanë bërë pagesë më 24 nëntor, do të fillojmë me bllokomin e llogarive të tyre”, paralajmëroi Llukarevska.

    Tatimpaguesit e përfshirë në Ligjin për Taksën e Solidaritetit janë të njoftuar se vlejnë të gjitha dispozitat, gjegjësisht rregullat nga Ligji për Procedurën Tatimore që mund ta kryejnë pagesën në tre këste deri në fund të vitit, ose për shtyrjen e njëhershme të borxhit deri në fund të dhjetorit, me garanci bankare ose me pasuri të luajtshme ose të paluajtshme, me të cilat DAP do të vendoste një peng përkatës.

    “Ne jemi vazhdimisht në kontakt me të gjitha kompanitë për të gjitha pyetjet dhe dilemat e tyre”, tha Llukarevska, e cila në konferencë për shtyp i kumtoi të hyrat më të larta në vitin 2022.

    Ligji për taksën e solidaritetit është miratuar më 19 shtator të këtij viti, ndërsa mjetet e grumbulluara, sipas paralajmërimeve të Qeverisë, do të dedikohen për masa kundër krizës dhe do të shkojnë për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve.

    Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut më 13 tetor ka dorëzuar një Nismë për inicimin e procedurës për vlerësimin e kushtetueshmërisë së Ligjit për taksën e solidaritetit para Gjykatës Kushtetuese, me propozim për marrjen e vendimit për ndalimin e ekzekutimit të akteve dhe veprimeve individuale të miratura në bazë të ligjit të kontestuar, deri në miratimin e vendimit përfundimtar. Llukarevska thotë se do të veprojnë në bazë të mjeteve që ndërkohë i paguajnë tatimpaguesit varësisht nga njoftimi i Gjykatës Kushtetuese për vendimin që do të miratohet.

    Lajmi Paraprak

    Qyetarët në RMV mezi sigurojnë të ardhura për jetë normale

    Lajmi i rradhës

    Me duar të “përgjakura” protestuesit amerikanë nuk e lejojnë Blinkenin ta përfundojë fjalimin (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë