Talat Xhaferi nuk ka veprim konkret për mësimin shqip në Çashkë

    Protestat kundër mësimit shqip në Çashkë, Xhaferi: Për momentin nuk e di çfarë do të ndërmarrim për këtë çështje

    Kryeministri teknik Talat Xhaferi, i cili sot ka marrë detyrën Talat Xhaferi, është pyetur në lidhje me protestat e banorëve maqedonas në Komunën Çashkë, të cilët janë kundër hapjes së paraleles në gjuhën shqipe.

    Xhaferi tha se për momentin nuk mund të thotë se çfarë do të bëjë konkretisht, por çdokush ka të drejtë në atë që i parashikohet në ligj.

    Kryeministri teknik tha se do të përfshihen dhe angazhohen të gjitha palët dhe do të kryhen të gjitha kompetencat që janë në Qeveri për të gjetur zgjidhje të përshtatshme.

    “Në këtë moment nuk mund të thuhet konkretisht se çfarë mund të bëhet nga ana ime si kryeministër që po marr detyrën. Por duke marrë parasysh të gjitha aspektet dhe ligjet në Kushtetutë, secili ka të drejtë në atë që parashikon dhe lejohet në ligj dhe secili ka detyrimin të zbatojë kompetencat e tij. Në lidhje me këtë çështje do të angazhohen të gjitha palët dhe do të kryhen të gjitha kompetencat që janë në Qeveri për të zbatuar ligjin”, tha Xhaferi.

    Ndryshe, banorët e Çashkës protestojnë që nga 22 nëntori i vitit të kaluar duke shprehur kundërshtim për hapjen e paraleles në gjuhën shqipe në shkollën “Todor Janev” në Çashkë.

    Ata për disa ditë bllokuan hyrjet drejt komunës, si dhe disa vende tjera në Çashkë.

    Lajmi Paraprak

    Reagon ShGM për trajtimin joparimor të gazetarëve të huaj në kurriz të atyre vendor

    Lajmi i rradhës

    Nuk do të ketë dënime ndaj qytetarëve që nuk arrijnë t’i marrin dokumentet me emrin e ri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë