Talevski: BE-ja e tha qartë dhe saktë, VMRO-ja është faktor destruktiv dhe frenues

    Nacev: Jemi të shkatërruar në mbrojtje dhe siguri, kemi marrë shuplakë nga Brukseli

    Profesori universitar dhe anëtar i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nacev, së bashku me deputetin e LSDM-së Mile Talevski, në emisionin “Click Plus” në TV21, folën për situatën e sigurisë në vend. Nacev fillimisht iu referua ndryshimeve kushtetuese dhe më pas foli për raportin e Komisionit Evropian në fushën e mbrojtjes, përcjell Nistori.

    “Ndryshimet kushtetuese janë një punë e kryer dhe jam i bindur se nuk do të ndodhë asnjë ndryshim”. Sa i përket mbrojtjes dhe sigurisë, ne jemi të shkatërruar. Këtë e ka treguar edhe Raporti për progresin e Maqedonisë, ku thuhet se nuk kemi bërë përparim. Kemi kolaps në çdo hap. Ne morëm një shuplakë nga Brukseli dhe ky është ndoshta raporti më jodiplomatik pa doreza”, tha Nacev.

    Talevski: BE-ja e tha qartë dhe saktë, VMRO-ja është faktor destruktiv dhe frenues

    Duke folur për Raportin e Komisionit Evropian për progresin e Maqedonisë, deputeti i LSDM-së Mile Talevski iu përgjigj Aleksandër Nacevit nga VMRO-DPMNE se opozita është frenuesi i të gjitha proceseve integruese në vend.

    “Frenuesi është VMRO-DPMNE. Është thënë qartë dhe saktë nga Bashkimi Evropian se VMRO-DPMNE është faktor destruktiv. Në shoqëri, ata punojnë kundër interesave të qytetarëve. “Imagjinoni që gjatë krizës së koronës e keni ndërprerë punën e Kuvendit që të mos votojmë masat anti-krizë për të ndihmuar kompanitë dhe qytetarët”, tha Talevski.

    Nacev: Qeverinë nuk e udhëheq LSDM-ja, është peng i BDI-së

    Duke debatuar me të ftuarin tjetër, deputetin Mile Talevski nga LSDM-ja, Nacev tha se Qeveria nuk po udhëhiqet nga LSDM-ja, pasi kjo parti është peng i BDI-së. Nacev iu drejtua Talevskit:

    “Nëse vijmë në pushtet, do të përpiqemi të ndryshojmë atë që lideri juaj ka nënshkruar me bullgarët. Do të përpiqemi ta ndryshojmë atë kapitullim sofistik. Ju jeni peng i BDI-së, nuk po drejtoni qeverinë. Dhe besoj se kjo marrëveshje mund të përmirësohet për mirë për ne”, tha Nacev.

    Lajmi Paraprak

    Gara me koalicione ndëretnike përjashton nacionalizmat

    Lajmi i rradhës

    Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë