Talevski: Vetëm një vazo në “Pallatin e Bardhë” të VMRO-së kushton 180 mijë euro

    Pallati i Bardhë i VMRO-DPMNE-së

    Deputeti i LSDM-së, Mile Talevski, në “Rruga Drejt” në Alsat tha se për ndërtimin e selisë së VMRO-DPMNE-së janë shpenzuar shuma të mëdha parash, të cilat janë grumbulluar ilegalisht dhe janë përdorur për ndërtimin e Pallatit të Bardhë dhe për mobile luksoze, përcjell Nistori.

    “Vetëm një vazo në Pallatin e Bardhë kushton 180 mijë euro. Imagjinoni sa para janë dhe çfarë mbizotëron në VMRO-DPMNE, për të blerë mobile të tilla luksoze në selinë e tyre kur qytetarët po përballen me kriza të tmerrshme”, tha Talevski.

    Talevski, tha se ish-sekretarët e përgjithshëm të VMRO-DPMNE-së para gjykatës i kanë pranuar veprat për të cilat ngarkohen, ndonëse partia mohon se ka vepra penale në rastet e hapura.

    “Ajo që është fakt është se e gjithë kryesia e ish VMRO-DPMNE-së, e cila është e përfshirë me të gjitha procedurat, i kanë pranuar veprat që i kanë bërë. Në disa raste ka pranim publik të sekretarëve të përgjithshëm të mëparshëm të VMRO-DPMNE-së se atë që e kanë pranuar në procedurë gjyqësore kanë thënë se kanë bërë vepër penale”, tha Talevski. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kancelari gjerman Olaf Scholz udhëton për herë të parë në Ballkan

    Lajmi i rradhës

    Bekteshi: Qeveria është duke përgatitur masa të reja për të zbutur goditjen e çmimeve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë