Bekteshi: Qeveria është duke përgatitur masa të reja për të zbutur goditjen e çmimeve

    Po shqyrtojmë masat, në konsultim me sektorin e biznesit. Është duke u konsideruar një masë për uljen e kostove të caktuara për prodhuesit apo importuesit e produkteve ushqimore bazë. Ne do të marrim parasysh të gjitha kostot e bëra nga prodhuesit dhe do të bëjmë një analizë për të eliminuar disa detyrime që ndikojnë më tej në çmimet përfundimtare. Këto kosto marrin pjesë me 25% në çmimin final të produkteve, tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi mbrëmë në emisionin Win-Win në Tv Telma.

    Këto masa, siç tha ministri, tashmë janë marrë një herë dhe janë përvoja nga vendet evropiane dhe me gjasë do të miratohen javën e ardhshme.

    “Ne kemi rrjete supermarketesh që kanë promovime dhe politika të ndryshme në tregjet e tyre. Ka kosto të ndryshme për një produkt si për prodhuesin ashtu edhe për importuesin e atij produkti. Këto janë politikat që kanë zinxhirët e tregut. Ne mendojmë se në një kohë të tillë duhet të eliminohen kostot e tilla shtesë që ndikojnë në çmimin edhe të prodhuesit edhe të importuesit dhe ato kosto variojnë nga 5% deri në 25% në çmimin final të produkteve”, tha Bekteshi.

    Ministri theksoi se gjatë ditëve të fundit përmes konsultimeve intensive me të gjithë palët, tregtarët me shumicë dhe pakicë, prodhuesit e produkteve ushqimore bazë, si dhe me të gjitha institucionet kompetente në fushën e kontrollit të tregut, janë shqyrtuar të gjithë faktorët që kanë ndikuar në rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë dhe cilat janë pritshmëritë për periudhën e ardhshme.

    “Po, çmimet e ushqimeve bazë janë rritur si rezultat i masave që ne kemi marrë, si ngrirja e marzheve dhe ulja e TVSH-së, kanë pushuar së aplikuari, por tregtarë të caktuar për të realizuar fitim vendosin marzhe jo reale për këto produkte. “Nuk lejohet në këtë moment që disa tregtarë të vendosin marzhe të mëdha fitimi si përpara krizës”, tha Bekteshi.

    Lajmi Paraprak

    Talevski: Vetëm një vazo në “Pallatin e Bardhë” të VMRO-së kushton 180 mijë euro

    Lajmi i rradhës

    KONTESTI RMV – BULLGARI | Llukarevska: Nuk negociojmë për gjuhën dhe identitetin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë