Taravari: Ahmeti ka probleme serioze me shëndetin | Ahmeti: Nuk i ka hije një politikani, aq më pak një mjeku që të merret me gjëra të tilla

    Kreu i BDI-së, mbrëmë përmes ClickPlus iu kundërpërgjigj kreut të Gostivarit Arben Taravari i cili ditë më parë i tha se nuk është mirë me shëndet.

    “Nuk i ka hije një politikani, aq më pak nuk i ka hije një mjeku, që të merret me gjëra të tilla. Unë vetë nuk e kam dëgjuar, por në thirrën unë gati çerekun e kryesisë e kam mjek specialistë të fushave të ndryshme ata ishin mërzitë dhe po i them zotëri Taravari mos m’i mërzisë”.

    Kryetari aktual dhe kandidat për edhe një mandat në Gostivar, Arben Taravari, ditë më parë tha se kreu i integristëve nuk qëndron mirë me shëndet.

    “Mendoj se Ali Ahmeti ka probleme reale shëndetësore dhe unë i uroj që së shpejti të ketë pension të këndshëm se për një muaj apo dy muaj do të shkoj atje ku duhet”.

    Komunikologu, Bojan Kordallov, dje për TV21 tha se kampanja e tillë e zezë kontribuon në pakënaqësi te votuesit dhe mos dalje në zgjedhje. Ai gjithashtu tha pse partitë vendosin të përdorin retorikë të tillë, në vend që tu drejtohen qytetarëve me program me të cilin do tua përmirësojnë jetën.

    Lajmi Paraprak

    Dehari: Mërgimtarët vijnë për fitoren e radhës

    Lajmi i rradhës

    Sela: Pas zgjedhjeve lokale, vendi do të përgatitet për zgjedhje të parakohshme parlamentare (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë