Sela: Pas zgjedhjeve lokale, vendi do të përgatitet për zgjedhje të parakohshme parlamentare (Video)

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në debatin ClickPlus ka deklaruar se habitet kur dëgjon sloganet e partisë shqiptare në pushtet – BDI-së, si “për një ardhmër të sigurtë”, pasi kjo i rezulton se e djeshmja dhe e tashmja nuk paskan qenë të sigurtë. Sela i është përgjigjur pse nuk është i pranishëm në tubimin përmbyllës në Tetovë, sepse aktivitetet e shumëta kanë bërë që ai të jetë gjithkund nga pak, por se aktivistët dhe zyrtarët tjerë të ASH-së janë të pranishëm në atë tubim, shkruan Nistori.

    “Opozita shqiptare dhe maqedone do e detyrojë që zotëri Zaev të mos jetë më kryeministër i vendit, nëpërmjet interpelancës që do të ngrihet menjëherë pas zgjedhjeve dhe do të ketë shumicë të re parlamentare. Shumica e re parlamentare është më se e nevojshme, në mënyrë që, njëherë e përgjithmonë të hiqet dhuna shtetërore ndaj qytetarit për ta shpreh vullnetin e lirë të tij. Vetëm në momentin pasi të lirohet qytetari, do të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe ta vleresojmë gjithësecili sa vlen politikisht”, deklaron Sela.

    Sela shtoi se procedurat e shumicës së re parlamentare do të fillojnë nga e hëna dhe përveç VMRO-DPMNE-së, shumicës së re do t’i bashkohen edhe eksponentë të LSDM-së dhe BDI-së. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Taravari: Ahmeti ka probleme serioze me shëndetin | Ahmeti: Nuk i ka hije një politikani, aq më pak një mjeku që të merret me gjëra të tilla

    Lajmi i rradhës

    Kasami: Pas 31 tetorit, Tetova do të shndrisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë