Taravari: Albin Kurti është i mirëseardhur në të gjitha komunat dhe trojet shqiptare

    Foto: Emir H.

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe drejtues i Gostivarit, Arben Taravari, në një prononcim për gazetën LAJM, ka thënë se kallëzimet penale për kryetarët e Tetovës, Bilall Kasamin dhe atë të Çairit, Visar Ganiun, për pritjen e Albin Kurtit janë të panevojshme dhe vetëm faktorizojnë dy politikanët e gjobitur.

    “Mendoj se nuk kishte nevojë aspak. Nuk e di nëse ishte e qëllimshme për t’i faktorizuar. Në këtë mënyrë vetëm faktorizohen politikisht. Unë mendoj se s’ka as vepër, as asgjë tjetër për t’i thurrur në stacionet policore dhe mendoj se është e tepruar”, tha Taravari për gazetën LAJM.

    Taravari, ka komentuar për gazetën LAJM, vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Shkup dhe Tetovë. Ai ka thënë se, Kurti është i mirëserardhur në të gjitha komunat shqiptare të Maqedonisë së Veriut dhe jo vetëm.

    “Është i mirëseardhur çdokund. Mendoj se z.Kurti dhe z.Rama janë të mirëseardhur në të gjitha trojet shqiptare. E kam thënë edhe para disa ditëve, është normale ai e zgjedh agjendën e vet, ai është kryeministër i Kosovës dhe kudo që të shkojë, do të pritet në mënyrë të ngjashem.

    LAJM: A kishte nevojë për gjithë këtë debat që po zhvillohet për vizitën e Kurtit?

    “Aspak! Mendoj se pak edhe partitë e opozitës (maqedonase dhe shqiptare) po i fryjnë kësaj pune, sikur duan të kenë vëmendje. Përndryshe, mendoj se një kryeministër i një shteti fqinj, siç është Albin Kurti, është i mirëseardhur gjithkund, në të gjitha komunat shqiptare, por besoj edhe në komunat tjera të RMV-së”, tha Tarvari për LAJM.

    Taravari, ka përshëndetur emërtimin e rrugës “Adem Demaçi” në Çair. Ai tha se, edhe në Gostivar ka pas iniciativë për ndryshimin e emrave të rrugëve, por këto nisma kanë dështuar për shkak se nuk janë mbështetur nga këshilltarët e bashkësive jo shumicë.

    “Emërtimin e rrugës Adem Demaçi e përshëndet dhe uroj që në sa më shumë komuna të kemi ndryshim të emrave të rrugëve. Edhe në Gostivar e kemi ngritur këtë iniciativë, por nuk i’a kemi dal për shkak të “Badenterit”. Uroj dhe shpresoj që në të ardhmen edhe në të ndryshojmë emrat e disa rrugëve nëpër qytetin e Gostivarit”, tha Taravari për gazetën LAJM.

    Lajmi Paraprak

    Historitë e problemeve të aeroplanëve qeveritar të Gjermanisë

    Lajmi i rradhës

    Krijimi i partive të reja në RMV paralajmëron zgjedhje parlamentare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë