Taravari: askush nuk mund ta ndalojë flamurin shqiptar, Dimitrievski është në eufori zgjedhore

    Arben Taravari në tubimin përmbyllës në Tetovë në fushatën zgjedhore 2024 / Fotografia: Emir Hamzi

    Gjatë ditës së djeshme, Maksim Dimitrievski nga ZNAM tha se ne qoftë se vazhdon të përdoret flamuri shqiptar do të dalë nga Qeveria e për këtë, Arben Taravari tha se Dimitrievski është në eufori zgjedhore dhe se flamuri shqiptar nuk duhet t’i pengojë askujt pasi është zyrtar dhe kjo nuk duhet diskutuar.

    “Mendoj se partitë opozitare e keqpërdorin këtë. Ndërsa Maksim Dimitrievski është në eufori zgjedhore, përdorimi i flamurit shqiptar është zyrtar dhe nuk mund t’i pengojë askujt. Nëse kjo është arsyeja për të dalë nga qeveria, ai duhet të vendosë.

    “Maksim Dimitrievski ka marrë plot vota shqiptare kur u zgjodh kryetar i Komunës së Kumanovës. Përsëri do të ketë zgjedhje dhe ai do ta kthejë retorikën. Dje qarkulluan foto në të cilat shihej se në zyrën e tij ka flamur shqiptar. Mendoj se më shumë është populizëm se sa seriozitet”, tha mes tjerash Taravari.

    Lajmi Paraprak

    Komuniteti bullgar në Kosovë “në krijim e sipër” – institucionet heshtin

    Lajmi i rradhës

    Sondazhi: një në tre demokratë mendon se Biden duhet të dalë nga gara

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë