Taravari: Asnjëherë nuk e kam shfrytëzuar veturën zyrtare, as në Komunën e Gostivarit

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari / Fotografia: Nistori

    Në Klan Debat, në pyetjen se a do të hyjë ASh-ja në Qeveri dhe do jetë pjesë e shumicës, Taravari tha se kjo gjë po flitet që 2 muaj dhe nuk ka asgjë konkrete nëse do ketë diçka nuk do e mohojmë por do dalim do jemi transparent si gjithmonë, përcjell Nistori.

    ”Jemi munduar çdoherë të jemi transparent, unë i kam ndjekë vetë 20-30 debate disa anlistë të cilët thonin Aleanca i ka marrë këto ministri, shumë shpejtë do hyjë në Qeveri, puna e Qeverisë punë e kryer e shumë gjëra tjera, unë gjithmonë kam thënë se ska asgjë konkrete, kanale politike kemi interes edhe nga BDI edhe nga LSDM që ASH-ja të jetë pjesë e Qeverisë por ende nuk ka diçka konkrete. Nëse ka marrëveshje nuk ka pse e mshehi këtë, nuk kam pse e mohoj” – tha Arben Taravari.

    Kryetari i ASh-së tha se dy herë brenda 3 muaj është takuar me Kovaçevskin, hera e dytë sipas Taravarit ishte tema e ndryshimeve Kushtetuese, kur planifikojnë të hapet Kushtetuta si qëndrojnë me numrin e deputetëve shumica dhe a i kanë numrat për votim.

    A do i përkrah ASh-ja ndryshimet Kushtetuese?

    Taravari tha se ai do takohet me të gjitha partitë politike dhe do të vendoset për ndryshimet Kushtetuese nëse do të votohen ose jo.

    ‘Ne e vendosëm, e kemi treguar dhe qëdrojmë në atë se do takojmë 1 nga 1 partitë politike dhe do vendosim, momentin që do kemi ofertë për Qeveri do vendosin organet partiake sepse ne nuk funksionojmë si Sulltan. Duhet antari i ASH-së të jetë vendim marrës” – deklaroi Arben Taravari.

    Taravari: Nëse mund të takohem me Mickoskin dhe Kovaçevskin pse mos të takohem me Ali Ahmetin

    Në pyetjen se a ka diçka rreth Qeverisë dhe takimeve me Kovaçevskin ai tha se kanë dalë shumë njoftime se jam takuar me Ahmetin në Zajas jo me Kovaçevskin jo ashtu jo kështu u bën dy muaj me këto lajme por ende ska asgjë konkrete.

    ”Me Ali Ahmetin nuk jam takuar përveç në takimin e liderëve, nuk kam pse e mohoj. Së shpejti do ta takoj Ahmetin, nuk kam pse e fshehi, ne nuk jemi armiq, jemi kundërshtar politik. Pra, nëse mund të takohem me Mickoskin e me Kovaçevskin pse mos të takohem me Ali Ahmetin, Kasamin, Gashin..” – u përgjigj Taravari.

    Erdhi pa veturë zyrtare dhe pa sigurim në Klan | Taravari: Nuk kam nevojë për “bodyguard”

    “Asnjëherë nuk e kam përdorur veturën zyrtare as në Komunën e Gostivarit. Nuk kam nevojë për sigurim, u shpreh Taravari.

    Taravari: “Më mirë për Tetovën”, lista më e fuqishme dhe kredibile në Pollog

    Në pyetjen se a ka dashur që degën e Tetovës t’ia lë listës “Më mirë për Tetovën”, kreu i ASh-së, Arben Taravari ka mohuar këtë gjë. Sipas tij, lista në fjalë ka qenë më e mira që Tetova ka pasur ndonjëherë. Përfaqësuesit e kësaj liste, sipas tij, janë të aftë, profesionist, korrekt dhe të sinqertë.

    “Do të isha i lumtur dhe krenar nëse ata njerëz do të bashkëpunonin apo do t’i bashkoheshin Aleancës për Shqiptarët”, deklaroi Taravari.

    Ku janë hallkat e dobëta të Aleancës për Shqiptarët?

    I pari i ASh-së ka deklaruar se si parti dhe drejtues të partisë i kanë detektuar pikat e dobëta të partisë. Ai përmendi Tetovën dhe rezultatet e dobëta në këtë degë. Gjithashtu sipas tij, janë duke punuar edhe me degët e Sarajit dhe Shkupit.

    “Çdo parti ka dobësitë e veta. Ne i kemi ditur dobësitë tona. Po punojmë dhe besoj se brenda 5-6 muaj do t’i konsolidojmë komplet radhët”, deklaroi Taravari.

    A po kthehen “të larguarit” nga ASh tani pas zërave të fundit për hyrje në qeveri?

    Arben Taravari mendon se lëvizjet e anëtarëve në parti politike janë normale. Disa vijnë e disa ikin, disa rikthehen e kjo sipas kreut të ASH-së, është normale.

    “Unë jam krenar me gjithë ato prurje të reja që edhe i kemi prezantuar gjatë kësaj periudhe. Do të ketë edhe të tjerë në ditët në vazhdim. Ka shumë që edhe nuk duan të fotografohen, por vijnë për herë të parë në radhët e ASH-së”, tha Taravari.

    “Ziadini, aset i partisë” | Taravari: Do ta propozoj për kryetar kuvendi

    Taravari deklaroi se ish-kreun e partisë Ziadin Sela, do ta propozojë në pozitën e re të krijuar pas ndryshimit të Statutit në Kongres. Sela, sipas Taravarit, duhet të jetë kryetar i Kuvendit të Aleancës për Shqiptarët.

    “Kur Ziadini dha dorëheqje, ne biseduam dhe ai më tha se dëshiron të pushojë. Unë i thash se nëse ai pushon atëherë edhe do të largohem edhe unë. I kërkova të më qëndrojë pranë. AZiadini është aset i Aleancës për Shqiptarët, prandaj do ta propozoj për Kryetar të Kuvendit”, tha mes tjerash Taravari. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Pse po gjëmon në Ballkanin Perëndimor?

    Lajmi i rradhës

    Kurti: Nuk do të bisedojmë me kriminelët në veri, por do t’i arrestojmë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë