Taravari: BDI-ja është emërues i përbashkët i regjimit Gruevski dhe regjimit hibrid Zaev

    Kryetari i komunës së Gostivari në emisionin Pressing ka folur mbi zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut, gjegjësisht monicionin për votëbesimin e qeverisë. Taravari ka deklaruar se 62 deputetë janë të interesuar ta rrëzojnë qeverinë LSDM-BDI. Taravari poashtu akuzoi BDI-në për trafikim të narkotikëve, duke shtuar se 500 mijë njerëz kanë ikur nga vendi për faj të Ali Ahmetit, përcjell Nistori.

    “Tash Zaevi është regjim hibrid. Këtë nuk e them unë, këtë e thonë instancat ndërkombëtare. Keqpërdorim, i kriminalizuar, keqpërdorime në pushtet, me plot skandale. Departmaneti i shtetit amerikan del dhe e quan regjim hibrid. Përsëri këtu nuk është vetëm Zaevi, këtu është edhe BDI-ja. Mos harroni, emërues i përbashkët i dy regjimeve, regjimit Gruevski edhe të regjimit hibrid të Zaevit është BDI-ja”, ka deklaruar Taravari.

    Taravari shtoi se në Maqedoninë e Veriut, zgjedhjet janë krim i organizuar, ku stacionet policore shndërrohen në shtabe të partisë politike në pushtet. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Gjashtë arsyet përse nuk rekomandohet ta pastroni fëmijën ndërkohë që e ushqeni

    Lajmi i rradhës

    Milloshoski: Do të bëjmë përmirësim teknik të nismës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë