Milloshoski: Do të bëjmë përmirësim teknik të nismës

    Deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski deklaroi se nisma për votimin e mosbesimit të qeverisë do të “modifikohet teknikisht”, por nuk përmendi nëse te këtë listë ndodhen deputetët e partisë “E majta”.

    Më herët, deputeti i Alternativës, Skender Rexhepi tha se nuk dëshiron që nënshkrimin e tij ta ndajë me të njëjtën listë me deputetët e partisë “E majta”.

    “Nisma mbetet, ndërsa rregullorja lejon që e njëjta të përmirësohet teknikisht. Do të bëjmë përmirësim teknik”, tha Milloshoski.

    Ai shtoi se nisma do të mbesë në procedurë por me më pak nënshkrime, ndërsa në votim do të ketë më shumë se 61 vota për mosbesim të qeverisë.

    Ndryshe, seanca e nesërme në Kuvend fillon në ora 11:00.

    Lajmi Paraprak

    Taravari: BDI-ja është emërues i përbashkët i regjimit Gruevski dhe regjimit hibrid Zaev

    Lajmi i rradhës

    Rama konsideron se integrimin e RMV-së në BE e ka penguar ngërçi i krijuar nga vetoja e Bullgarisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë