Kryetari aktual i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari do të kërkojë nga gostivarasit edhe një mandat të dytë për të parin e kësaj komune. Ai nëpërmjet Facebook ka njoftuar se ka marrë besimin unanim të të gjithë kuvendarëve të Aleancës për Shqiptarët në degën e Gostivarit, përcjell Nistori.
“Jam i lumtur dhe falenderues që mora besimin unanim e të gjithë kuvendarëve të Aleancës për Shqiptarët në degën e Gostivarit. Vota e tyre është kurajo për mua, dhe jam krenar që jam i zgjedhur prej tyre për të qenë kandidat për Kryetar Komune në Gostivar.Përgjegjësia dhe puna që na presin janë të mëdha, por me ju të gjithë çdo sfidë është më e lehtë”, shkruan Taravari.
Përndryshe, Taravari do të garojë në zgjedhjet lokale kundër ish-kryetarit të komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta i cili vjen nga radhët e BDI-së. /Nistori/