Gazetare | Sumeja H. Jakupi
Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Tiff Oda” në Tetovë, pavarësisht rrethanave, gjegjësisht pandemisë Covid-19, edhe këtë vit ka arritur të organizojë edicionin e 10-të të festivalit. Prej nesër në ora 20:30 deri me datë 3 shtator në Qendrën për kulturë në Tetovë do të mund të ndiqen filmat që janë të prodhuar në rajonin e Ballkanit, ku do të shfaqen gjithsej pesë premiera, me regjisor të kalibrit europian dhe atij kombëtar, njofton Nistori.
Në këtë edicion do të marrin pjesë gjithsej 40 filma të shkurtër, të ndarë në 13 filma artistik, 8 dokumentar të shkurtër, 7 filma të animuar të shkurtër dhe 12 filma studentor.
Kategorija e Cine Balkan Panorama e cila këtë vitë rikthehet në garim, ku do të marrin pjesë vetëm filmat që janë të prodhuar në rajonin e Ballkanit.
Filmat në këtë kategori vijojnë: “HIVE” apo “Zgjoi” film i cili shkëlqeu dhe u vlersua në shumë festival ndërkombëtare, prodhim ky nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, në regji të regjisores Blerta Bashollit; “101 Shfaqje 102 Jetë, Bajrush Mjaku” nga regjisori Filip Herin product nga Maqedonia Veriore; “Andromeda Galaxy” e sjell Kosova nw bashkpunim me Spanjën, italin dhe Maqedonin e Veriut nga regjisorja More Raça; “Reconciliation” apo “Pajtimi” wshte pwrodukt i Sllovenisë, Sërbis, Malit të Zi dhe Kosovës nga regjisorja Marija Zidar; “Only Human” ky film i regjisorit Igor Ivanov nga Maqedonin e Veriut, Serbia, Bulgaria, Slovenia dhe Kosova.
Programa e cila do të kujton fëmijët e qytetit tone Cine Children Panorama e cila poashtu nuk ka karakter garues, do sjllim para fëmijëve filmin: Roka ndryshon botën (Rocca Changes the World).
Cine Retro Panorama kjo kategori përfshinë filma të një autori me arritje në majat e Kinematografisë botërore ku ne sjellim në Tetovë filmin “Një tregim Prishtine” të Regjisores Burbuqe Berisha me të cilin film dha do ta nderojmë aktorin tonë Luran Ahmeti. Kategoria Special Screening e cila përmbanë dz premiera vendore sic janw filmi “Pearl Boat” një dokumentar nga Aleksander Zikov dhe “I Treturi” nga Arben Thaçi po I njejti film i cili hap këtë edicion Jubilar.
Poashtu këtë edicion Festivali ndërkombëtar i filmit në Tetovë – ODA sjell para publikut dhe kategori tjera sic janw Cine Europena Panorama, ku në vete ngërthen filma të realizuar nga produksione Europiane ku do te shfaqen filmat si “Annette” në regji të Leos Carx i cili dhe u shperbly si regjisori më i mirë në festivain e Kanës, produk ky nga Franca, Amerika, Meksika, Japonia dhe Gjermania; “Commitment Hasan” film Turk nga regjisori i mirënjohur Semih Kaplanoglu, si premiere botrore u shfaq në festivalin e Kanës. Nga Icelanda këtë vitë kemi sjell premierë filmin “Lamb” nga regjisori Valdimar Johannsson.
Drejtori i festivalit “TIFF ODA”, Berat Aasni, para mediumeve shpalosi programën dhe mënyrën se si do të funksionojë festivali këtë vit dhe shtoi se me përzgjedhjen e filmave, janë munduar t’i përshtaten çdo komuniteti etnik, grup moshe apo kategorie tjetër të njerëzve.
Hapja e festivalit do të bëhet nesër (e shtunë, 28.08.2021) dhe do të zgjasë deri më tre shtator. /Nistori/