Arben Taravari nga Koalicioni VLEN në një status në Facebook shkruan se kur të zgjidhet Qeveria VLEN-VMRO, nga Fronti Europian do thonë se kjo qeveri do të jetë për 6 muaj. Taravari shkruan se “Fronti Europian nuk e ka problemin e qeverisë, por të përgjegjësisë”.
“Një herë thanë “do kemi mbi 25 deputetë”…Nuk doli ashtu! Pastaj thanë se “VLEN-in nuk e merr VMRO-ja në qeveri …Ne jemi pjesë e Qeverisë! Vazhduan dhe thanë: ” VLEN nuk e mer kryeparlamentarin …Afrim Gashi u bë kryetar parlamenti!”.
“Thonin në kryesi se janë në bisedime me VMRO-në për t’u bërë pjesë e Qeverisë, por jo Rusisë …gënjeshtër! Javës tjetër kur të zgjidhet Qeveria VLEN-VMRO, do të thonë se kjo qeveri do te jetë për 6 muaj, mandej do të thonë deri me Zgjedhjet Lokale…kur do t’i humbin edhe Zgjedhjet Lokale nuk do dinë çfarë të sajojnë më”.
“Ata nuk e kanë problemin e Qeverisë, po Përgjegjësisë që i pret!”, ka shkruar Arben Taravari në rrjetin social Facebook.
Ndryshe, mandatari Hristijan Mickoski ka paralajmëruar se pas festës së Bajramit do të formohet qeveria e re, e cila do të përbëhet nga VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM./Nistori/