Xhaferi nuk ndjen përgjegjësi t’u kërkojë falje parlamentarëve të cilëve u është drejtuar me sharje

    Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, nuk ndjen përgjegjësi t’u kërkojë falje parlamentarëve të cilëve u është drejtuar me sharje, një video incizim i cili u publikua ditë më parë.

    Pas një sërë pyetjesh rreth sharjeve, ai nuk pranoi të përgjigjet konkretisht dhe më pas u tha gazetarëve të pyesnin por për tema të tjera.

    “Nuk mendoj se kam shkelur asgjë, pjesa tjetër është opinion publik. Publiku e ka fjalën e vet”, ka thënë Xhaferi.

    Ai u pyet gjithashtu nëse u kishte kërkuar falje oficerëve, për të cilën ai u përgjigj: “Policët do t’ju thonë.

    Pas kësaj ai tha se nuk i shau punonjësit: “Kjo është ndaj përgjegjësisë, ndaj qëndrimit, ndaj punës”.

    Duke treguar se të gjitha institucionet, përfshirë edhe Kuvendin, kanë një mënyrë të sjelljes, ai tha: “Nuk e ndjej përgjegjësinë të kërkoj falje”.

    Lidhur me kërkesën për dorëheqje nga VMRO-DPMNE, Xhaferi tha: “Nuk kanë çfarë të bëjnë, po merren me mua. “A duhet t’ua mbyll gojën?”

    Ai ka marrë edhe një pyetje nga gazetarët se pse nuk e lejon Sekretaren e Përgjithshme të Kuvendit, Cvetanka Ivanova të shprehet për sjelljen e tij sharëse: “Unë e organizoj dhe e mbaj brifingun dhe ky Kuvend nuk është në pronësi private”.

    Derisa Xhaferi ia ka ndaluar Ivanovës të flasë, ajo ka heshtur. Me gjithë tentativën e gazetarëve që ta lejojnë të flasë, Xhaferi ka mbetur në qëndrimin e tij. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    RIBALANCI | Hajredini: Është demagogji njoftimi i Qeverisë se do të ndihmojë qytetarët e prekur nga krizat

    Lajmi i rradhës

    Vuçiq e fton Abazoviqin që t’i bashkohet takimit të “Ballkanit të Hapur”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë