Taravari fton në debat të gjithë kandidatët për president në debatin “Migrimi i të rinjve”

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari / Fotografia: Nistori

    Kandidati për president i VLEN-it, Arben Taravari paralajmëroi për të shtunën një debat publik ku do të debatohet për çështjet thelbësore të qytetarëve, ndërkohë që nënvizoi migrimin e të rinjve si një nga çështjet më alarmante me të cilën po përballet vendi. Me këtë rast ai u bëri thirrje që të marrin pjesë në debat të gjithë kandidatëve për president.

    “Programi imë do të bazohet në atë se çfarë kërkojnë qytetarët, dëgjoj se qytetarët kërkojnë nga ne probleme bazë, ku ka problem më të madh se migrimi i të rinjve, në 10 vitet e fundit kanë ikur afro 80 mijë qytetarë, andaj planifikojmë të shtunën të organizojmë një debat me të gjithë kandidatët për president që të debatojmë në këtë temë”, deklaroi Arben Taravari, kandidat i VLEN-it.

    Debati sipas Taravarit do të mbahet të shtunën në ora 12:00 në Tetovë. 

    Lajmi Paraprak

    BDI-ja akuzon opozitën për skenar pro-rus pas 8 majit, Talat Xhaferi nuk ndjehet i shqetësuar

    Lajmi i rradhës

    Banorët e Pallçishtit e bojkotojnë Talat Xhaferin – të revoltuar për mungesën e ujit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë