Taravari: mangësia më e madhe e Ahmetit, ndikimi serb në Maqedoni

    Foto: Emir H.

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati për president në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari intervistën e tij për Syri te gazetari Çim Peka, tha se zgjedhjet 8 majit janë historike dhe pas 22 viteve, shqiptarët do ndryshojnë pushtetin.

    “Në Shqipëri shpesh e përmendi ngjarjen si historike, sikur në vitet 90′-ta në Shqipëri kur ke një pushtet totalitar, pushtet i infiltruar në çdo institucion dhe është histori nëse arrijmë ta bëjmë ndryshimin në kampin politik shqiptar. Unë jam i sigurt se më 8 maj do të ndodhë ndryshimi dhe më 9 maj do të festojmë Ditën e Evropës”, deklaroi Taravari.

    Kreu i ASH-së, tha ideja e atij ka qenë gjithmonë sjellja e ndryshimit te shqiptarët e Maqedonisë dhe se shqiptarët, që nga viti 2011, votojnë kundër BDI-së.

    “Shqiptari i Maqedonisë e ka bërë të veten. Prej vitit 2011 voton kundër BDI-së. Në vitin 2011 në Maqedoni kishte tre parti opozitare, PDSH-ja, DR-ja dhe RDK-ja, kurse Ali Ahmeti ishte me partinë e cila ishte në pushtet. Në qoftë se i mblidhni votat e tre partive opozitare shqiptare, kishin më shumë vota se BDI-ja. Në vitin 2016, ne ishim LR-PDSH, bashkë me Besën dhe PDSH-në, kishim shumë më shumë vota se sa BDI. Këtu nuk është faji i qytetarit shqiptar, ai e bën të veten dhe voton kundër BDI-së. Në vitin 2020 sërish në zgjedhjet parlamentare, ASH dhe Alternativa bashkë, PDSH-ja dhe Besa veç, nëse i bashkoni votat janë shumë më shumë se partia e Ahmetit”, tha Taravari.

    Sipas tij, tashmë është arritur mrekullia sepse të gjitha partitë politike opozitare shqiptare u bashkuan në një opozitë që quhet VLEN dhe që do ta sjell ndryshimin më 8 maj.

    Arben Taravari, kandidati i opozitës shqiptare në zgjedhjet Presidenciale në Maqedoninë e Veriut, tha se ka qenë kundër Ballkanit të Hapur.

    Taravari tha se i vjen mirë që edhe Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, është distancuar nga kjo nismë, ndërsa theksoi se mjaft i rëndësishëm është procesi i Berlinit, që do i bashkohen të gjithë.

    “Mangësia më e madhe e z. Ali Ahmeti është fenomeni i jugosllavizimit apo ndikimit serb në Maeqdoni, serbizmi është problem edhe për maqedonasit. Serbizmi është tej mase i infiltruar në shoqërinë maqedonase, shikoni edhe afërsinë që ka Ahmeti me Vuçiç, kjo është skandaloze që Vuçiç të jetë kaq i shqetësuar që të shkojë Ahmeti dhe të vijë një tjetër opozitë shqiptare”, tha Taravari.

    Ai tha se Albin Kurti ka qenë shumë aktiv edhe në zgjedhjet e mëparshme dhe nëse ka ndonjë politikan shqiptar jashtë Maqedonisë, Kryeministri i Kosovës ka ndikimin më të madh te shqiptarët e Maqedonisë.

    “Ka një dozë të patriotizmit, nuk dorëzohet, është një personalitet, një model që jep impact të jashtëzakonshëm për moral në politikë”, tha Taravari.

    Lajmi Paraprak

    Eskobar: Maqedonia e Veriut duhet menjëherë të bëhet anëtare e BE-së

    Lajmi i rradhës

    ME NARRATIVË ANTIEUROPIANE DERI TE VOTAT!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë