Taravari: Në këto zgjedhje kundërshtar e kishim edhe Bashkësinë Fetare Islame (Video)

    Kandidati i ASH-së për zgjedhjet lokale dhe njëherit kryetar i ardhshëm i komunës së Gostivarit, Arben Taravari në paraqitjen e tij të mbrëmshme deklaroi para medias se ai nuk ka qenë në garë vetëm me Nevzat Bejtën, por edhe me të gjithë qeverinë dhe institucionin fetare – BFI, shkruan Nistori.

    “Këto zgjedhje ne kundërshtar nuk e kishim personin Bejta, por e kishim Ali Ahmetin dhe krejt qeverinë, Oliver Spaskovskin, Bashkësinë Fetare Islame (BFI), kryetarin e parlamentit, kryeministrin dhe gjithë qeveria, e cila këto dy javët e fundit ishte në Gostivar”, ka deklaruar Taravari mbrëmë pas shpalljes së fitores.

    Taravari ironizoi duke thënë se nëse dëshirojnë kundërshtarët e tij, mund të shkojnë edhe një rreth tjetër në Gostivar. Përndryshe, Taravari mori gjithsej 18.685 vota, ndërsa kundërkandidati i tij nga radhët e BDI-së, Nevzat Bejta 12.982. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Qeverisja e re lokale në Shtip e kthen emrin “Republika e Maqedonisë” në vend të “Maqedonia e Veriut”

    Lajmi i rradhës

    Si të kontrolloni varësinë nga ushqimi?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë