Qeverisja e re lokale në Shtip e kthen emrin “Republika e Maqedonisë” në vend të “Maqedonia e Veriut”

    Në seancën e sotme konstituive të këshillit të komunës së Shtipit, deklaratë solemne dhanë vetëm këshilltarët e VMRO-DPMNE-së dhe të partës “E majta” që janë shumicë, ndërsa këshilltarët e LSDM-së e braktisën seancën, sepse në deklaratën me shkrim qëndronte Republika e Maqedonisë, në vend të emrit kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut, njofton agjencia shtetërore AIM, përcjell Nistori.

    Këshilltarët e LSDM-së thanë se nuk duhet të shkojnë kundër kushtetutës dhe kërkuan interpretim ligjor nga shërbimet, por kërkesa e tyre u refuzua dhe më pas u larguan.

    Në Shtip, VMRO-DPMNE ka 13 këshilltarë, LSDM 9 dhe “E majta” 1. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Grubi: Nuk duhet ta pranojmë dorëheqjen e Zoran Zaevit

    Lajmi i rradhës

    Taravari: Në këto zgjedhje kundërshtar e kishim edhe Bashkësinë Fetare Islame (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë