Taravari në Kumanovë: Ka sinjale të qarta se VMRO-DPMNE është e gatshme për ndryshimet kushtetuese

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari / Fotografia: Nistori

    Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari sot në Kumanovë tha se me shumë gjasa ndryshimet kushtetuese do të realizohen, duke marrë parasysh gatishmërinë e VMRO-DPMNE-së.

    Taravari theksoi se nuk është e rëndësishme se si do të organizohet Qeveria në 100 ditët e fundit, duke qenë të vetëdijshëm për kërkesat e VMRO-DPMNE-së.

    “Tashmë shihen sinjale të qarta edhe prej partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, se janë të gatshëm të votohen ndryshimet kushtetuese, tash bisedohet vetëm për finesa, për gjëra të vogla, tash unë i quaj të vogla pasi nuk është me rëndësi se si do të duket Qeveria e ardhshme apo si do të organizohet pushteti në 100 ditët e ardhshme apo 6 muajt e ardhshëm, me rëndësi është se veç më shihen sinjale të qarta që Maqedonia me shumë gjasa do t’i hapë negociatat me BE-në, së bashku me Shqipërinë”, tha mes tjerash Taravari.

    Lajmi Paraprak

    Të gjithë sytë nga India, rritje “të frikshme” në sektorin e turizmit | Ja ku po shkojnë udhëtarët

    Lajmi i rradhës

    Një botë e mbytur në borxhe, në horizont afrohet një krizë e re

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë