Taravari: Nuk e di sesi do të mbijetojë kjo qeveri, anija e LSDM-së po fundoset

    Foto: CIVIL

    Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në paraqitjen e tij në ClickPlus deklaroi se duke marrë parasysh zgjedhjen e një lideri të ri në LSDM, do të jetë e vështirë që të mbahet një qeveri stabile.

    “Anija e SDSM-së është duke u fundosur. A do të mund të mbahet stabiliteti. Edhe 67 deputetë po të kenë, është problem për të balancuar gjithë brenda nëse Zaevi zëvendësohet me dikë tjetër. Personalisht mendoj se 2022 do të jetë vit zgjedhor”, deklaroi mes tjerash Taravari.

    I pyetur sesi e komenton kandidaturën e Dimitar Kovaçevskit për kryetar të LSDM-së, Taravari tha se nuk e di kush mund ta mbajë balancin e Zaevit brenda LSDM-së.

    “Zaevi disi është munduar t’i mbaje, brenda SDSM-së flas. Tash sa do të arrije Kovaçevski apo dikush tjetër, se dikush zgjidhet kryetar partie. A do mund ta mbaje këtë stabilitet dhe ballanc brenda strukturave të SDMS-së nuk e di.Por nuk është vetëm ky problem, prblem është edhe me 10-12 deputetë të partive tjera që janë në koalicion me SDMS-në, të cilat kanë pakënaqësi të mëdha”, tha mes tjerash Taravari.

    I pyetur se për cilat parti e ka fjalën, Taravari u përgjigj:

    “Ja PDP-ja, LDP-ja, e them publikisht, ata kanë pasur publikisht kanë dal…edhe partitë tjera, DOM, nuk e di kush, ka plot parti që janë brenda koalicionit dhe presin të realizohen premtimet që i ka dhënë Zaevi, tash më nuk është Zaevi”, tha mes tjerash Taravari.

    Lajmi Paraprak

    “Fake news” si mjet i “shkishërimit” politik

    Lajmi i rradhës

    Nga viti 2022 pritet të rritet paga minimale në 18 mijë denarë në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë