Taravari: rroga mesatare do të arrijë në 800 euro

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari / Fotografia: Nistori

    Kandidati për president nga koalicioni VLEN, Arben Taravari gjatë takimit me strukturat e koalicionit në Shkup tha se gjatë mandatit të tij do të angazhohet që rroga mesatare në vend të arrijë në 800 euro.

    Tarvari tha se në fokus të mandatit të tij do të jetë edhe parandalimi i migrimit.

    “Ekonomia kërkon përgjigje dhe emigrimi gjithashtu kërkon përgjigje. Nuk mund të vazhdohet kështu me qeveri të korruptuar dhe zhvatëse. Na duhet patjetër ndryshim. Për këtë arsye neve si koalicion VLEN duhet të garantojmë rritjen e rrogës mesatare e cila sipas vlerësimeve tona duhet të jetë minimum 800 euro”, tha Arben Taravari, Kandidat për president.

    Lajmi Paraprak

    MASh njofton: më 23 dhe 7 maj mësimi me orar të shkurtuar

    Lajmi i rradhës

    Kjo është lufta finale e sistemit për të mbijetuar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë