Taravari thotë se VLEN ka komunikim me BDI-në: është normale!

    Arben Taravari në tubimin përmbyllës në Tetovë në fushatën zgjedhore 2024 / Fotografia: Emir Hamzi

    Sonte në TV21 kryetari i Aleancës për Shqiptarët, pjesë e koalicionit VLEN, Arben Taravari, duke folur për zhvillimet e fundit në këtë koalicion dhe duke komentuar deklaratën e tij se të gjithë në VLEN komunikojnë me BDI-në, Taravari tha se Izet Mexhiti ka komunikim me Musa Xhaferin e BDI-së.

    “Unë dua të jem i sinqertë deri në fund. T’ia sqaroj opinionit deri në fund. Për shembull zotëri Mexhiti ka komunikim me plot njerëz në BDI. Nëse jo me Ali Ahmetin, ka me Musa Xhaferin. Ose ka me Fatmir Deharin. Ose ka me një eksponent. Edhe deputetët tanë në Kuvend kanë komunikim. Besoj edhe të Besës, jo që janë të izoluar. Unë nuk them se unë insistoj dhe se kryetarët janë takuar bashkë, por komunikime në një shtet ku janë 1.5 milionë e ku në parlament janë 120 deputetë, është normale se do të komunikojnë”, tha Taravari.

    Duke folur për zgjedhjet lokale dhe listat e këshilltarëve, Taravari ka vlerësuar se në Gostivar dhe Vrapçisht mund të fitojë që në rundin e parë.

    “Unë e di se në Gostivar dhe Vrapçisht qëndrojmë relativisht mirë dhe me ndihmë të disa partive pak më të vogla mund të kalojmë në rund të dytë po se po, por edhe të fitojmë që në rund të parë.
    Partitë e vogla nuk i keni VLEN?
    Jo, jo, nuk i kemi VLEN. Ja, hipotetikisht, nëse… Ja, VLEN tha se javën e ardhshme bashkohemi, atëherë nëse shohin interes të bashkëpunojnë me Aleancën për Shqiptarët…
    Duhet të vijnë të bëjnë marrëveshje me ju?
    Vijnë, ulemi bashkë, merremi vesh dhe thonë se në këto komuna mund të na ndihmoni, atëherë ulemi… Ata i kanë listat e veta, ne tonat…”, tha Taravari.

    Lajmi Paraprak

    Ndërsa numri i nxënësve zvogëlohet, mësuesit shtohen çdo ditë

    Lajmi i rradhës

    PSE DUHET TE KEMI LISTA TË HAPURA?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë