Taravari: vazhdoj të jem anti-BDI, është kancer i shoqërisë

    Unë kam hyrë në politikë për dy arsye – privatizimi i partisë prej Menduh Thaçit dhe arsyeja e dytë – ndryshimi te shqiptarët. Kështu është shprehur lideri i ASh-së, Arben Taravari në ClickPlus duke bërë të ditur se ai nuk ka ndryshuar qëndrim ndaj BDI-së, përcjell Nistori

    “Këtë ia kam thënë edhe të ndjerit, babait tim dhe fëmijëve të mi. Mos të lejojmë privatizimin e partisë dhe të bëjmë ndryshimin te shqiptarët”, tha Taravari.

    “BDI-ja është kancer i shoqërisë” / Taravari: E kam thënë dhe e them, dhe ky është fakt i pamohueshëm

    Duke folur për situatën politike në qeveri u debatua edhe për aleaten e saj shqiptare në qeveri, BDI-në. I pyetur se dikur ata e quanin BDI-në kancerin e shoqërisë, Tarvari u përgjigj se e kanë thënë një gjë të tillë dhe vazhdon ta thotë, sepse sipas Taravarit, ky është fakt i pamohueshëm, pasi BDI-ja i ka kapur të gjitha institucionet e mundshme të shtetit.

    “Dikush çuditet pse i kemi thënë BDI-së kancer, unë gëzohem kur e dëgjoj ta thonë edhe partitë e tjera politike, shoqatat civile etj. ne do të jemi dyfytyrësh nëse themi se nuk e kemi thënë një gjë të tillë. E kemi  thënë? Po! E kemi thënë ne të parët dhe nuk i ikim kësaj. Se BDI-ja është e infiltruar në të gjitha inistitucionet, ky është fakt i pamohushëm“, deklaroi tha Taravari.

    I pyetur se pse atëherë ata qëndrojnë në Qeveri me BDI-në, Taravari u përgjigj se ata janë futur në qeveri vetëm për ndryshimet kushtetuese dhe nëse nuk realizohen ato, atëherë do të shohin mundësinë e daljes nga qeveria.

    “Ne jemi futur në qeveri për ndryshimet kushtetuese, nëse nuk ishim futur ne, do të ishte futur dikush tjetër.”- u përgjigj Taravari.

    Ndryshimet kushtetueseShpresat janë gjithnjë dhe më të vogla

    Taravari ka bërë të ditur se shpresat për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, janë gjithnjë dhe më të vogla.

    “Shpresat janë gjithnjë më të vogla. Nuk ka një anëtar në qeveri që mund të thonë me siguri se do të bëhen ndryshimet kushtetuese. Në atë moment që nuk do të bëhen ndryshimet kushtetuese, ne e kemi për obligim që ta mbledhim Kuvendin e partisë se a duhet të vazhdojmë apo të dalim në opozitë”, deklaroi Taravari.

    Taravari: Shqiptarët më shumë ia kanë dashur të mirën Maqedonisë, maqedonasit janë treguar egoist

    Duke folur për atë se çfarë ka nevojë Maqedonia e Veriut për momentin, i pari i ASh tha se periudha në për të cilën është duke kaluar, është më e rëndësishmja që nga pavarësia e shtetit.

    “Jemi në një udhëkryq më të rëndësishëm që nga 90-ta, që nga pavarësia”, tha Taravari.

    Më tej ai tha se kontribuues në këto periudha të rëndësishme kanë qenë shqiptarët, pasi janë treguar konstruktiv.

    “Shqiptarët kanë qenë faktor shumë më konstruktiv dhe që shumë më shumë ia kanë dashur të mirën këtij shteti se sa maqedonasit… Ata janë sjellë shumë egoist dhe qëllimi tyre ka qenë si të mbeten në pushtet. Si të zbresin një shumicë dhe të vinë në pushtet”, tha më tej Taravari.

    Arben Taravari me premtim të ri për “Alfën”

    Taravari ka dalë me premtim të ri për rastin gjyqësor “Alfa”. Ai tha se ministri nga radhët e tij, Krenar Lloga në Ministrinë e Drejtësisë, beson se deri në fund të mandatit të kësaj Qeverie do ta zgjidh rastin “Alfa”.

    “Ka vende që nuk kemi ndikim. Te Këshilli Gjyqësor. Unë mendoj se zotëri Lloga është duke bërë çmos që së paku ky rast të zgjidhet në mandatin derisa jemi në Qeveri dhe besoj deri në fund ai do të mundohet që ta zgjidh këtë rast”, tha Taravari.

    Kjo deklaratë vjen ngaqë sot duhej të mbahej seancë për rigjykimin e rastit “Alfa”, por e njëjta është shtyrë për më 25 nëntor. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Çfarë është mjekësia e personalizuar dhe a është mënyra e re e trajtimit?

    Lajmi i rradhës

    Kosovë, dy zjarre brenda vitit në Mjekësinë Ligjore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë