Taravari: Zaev e konsideron BDI-në si të vetën

    Foto: Emir H.

    Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravarti thotë se kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev i konsideron si të vetat tre partitë politike në pushtet, BDI-në, Besën dhe PDSH-në.

    Deklarata e Taravarit vjen pas deklaratës së Zaevit i cili tha se në partinë e tij mendojnë se në rreth të dytë në Tetovë, LSDM-ja do të garojë me Aleancën për Shqiptarët.

    “Në Tetovë, Zaevi i konsideron si të LSDM-së PDSH-në dhe BDI-në dhe Lëvizjen Besa. Në zgjedhjet lokale të vitit 2017, Zaev fuqishëm mbështeti BDI-në si kandidat të tyre. Ata nuk kishin kandidat në Çair, Gostivar dhe Tetovë, por mbështetën kandidatin e BDU-së. Zaev mendon se në rreth të dytë do të shkojë Aleanca me LSDM-në, dhe kur thotë “LSDM”, ai e konsideron BDI-në, Besën dhe PDSH-në, të cilat i quan të vetat”, tha Taravari.

    Zaev gjatë ditës së djeshme për TV21 në pyetjen se kë do të mbështesë në rrethin e dytë nëse kalon BDI-ja dhe Besa tha se përgjigja ndaj kësaj pyetje do të nxisë probleme në koalicion.

    “Ende është herët për përgjigje. Përgjigja ime ndaj kësaj pyetje mund të nxisë probleme në koalicion. Te ne shumica konsideron se LSDM do të shkojë në rreth të dytë me kandidatin nga Aleanca për Shqiptarët”, tha Zaev.

    Lajmi Paraprak

    Si ndikon uji me kripë i detit në lëkurë | Cilat janë përfitimet

    Lajmi i rradhës

    Çfarë nuk duhet të bëni kurrë me stomakun bosh

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë