Tatimet për mjedisin jetësor nuk investohen për mbrojtjen e tij (Infografik)

    Tatimet për mjedisin jetësor që paguhen në konton shtetërore janë dukshëm më të mëdha se investimet dhe shpenzimet për mbrojtjen e mjedisit jetësor në vendin tonë. Edhe përkrah asaj që shoqëria maqedonase përballet me shumë sfida ekologjike, rrethi magjik i parave thotë se as gjysma e tatimeve të paguara për mjedisin jetësor në Maqedoni nuk investohen në mbrojtjen e mjedisit jetësor, raporton Meta.

    Sipas të dhënave më të reja të Entit Shtetëror të Statistikës, në vitin 2020 në vendin tonë janë paguar tatime për mjedisin jetësor në vlerë prej 12.633,2 milionë denarë, ose mbi 205 milionë euro, që është për 7,9% më pak në krahasim me të hyrat rekorde nga tatimi që u realizuan më parë në vitin 2019.

    Rënie më të madhe shënojnë tatimet për ndotje të grumbulluara në sektorin e Minierave dhe guroreve. Në vitin 2020, pjesëmarrje më të madhe në tatimet për mjedisin jetësor kanë tatimet për energjensë me 67,3 përqind, që ndiqen nga tatimet për transport me 31,7 përqind dhe tatimet për ndotje me 1 përqind.

    Shprehur në numra, nëpërmjet zërit të tatimeve për energjensë shteti ka arkëtuar mbi 138 milionë euro, ndërsa nëpërmjet tatimeve për transport në arkën shtetërore janë derdhur pothuajse 65 milionë euro. Rreth 2 milionë euro janë grumbulluar në vitin 2020 nëpërmjet tatimeve të paguara për ndotje, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës.

    Pjesëmarrja e tatimeve për mjedisin jetësor në bruto prodhimin vendor në vitin 2020 është 1,9 përqind dhe është e pandryshuar në raport me vitin 2019.

    Investimet për mbrojtjen e mjedisit jetësor më të vogla nga tatimet

    Në raport me tatimet e paguara, të dhënat statistikore tregojnë se vlera e investimeve dhe shpenzimeve për mbrojtjen e mjedisit jetësor në vitin 2020 kanë qenë 97.159.431 euro, gjegjësisht dy pak se ajo që ka grumbulluar shteti.

    Tradicionalisht, me vite përpara më së shumti investohet te shpenzimet dhe investimet për mbrojtjen e mjedisit jetësor në pjesën e menaxhimit me mbeturinat, ndërsa më të vogla janë investimet në mbrojtjen e tokës dhe pyjeve në vend.

    Me rëndësi është të përmendet se tek investimet dhe shpenzimet për mbrojtjen e mjedisit jetësor nuk hyjnë vetëm mjetet e investuara nga shteti dhe pushtetet lokale, por edhe mjetet nga sektori privat. Në fakt, raporti statistikor i Entit Shtetëror të Statistikës tregon se pjesë më e madhe e mjeteve të investuara për mbrojtjen e mjedisit jetësor vijnë pikërisht prej bizneseve, të cilat janë të obliguara me ligjet pozitive të implementojnë filtra nëpër oxhaqe, të pastrojnë ujërat industriale ose të mënjanojnë mbeturinat në mënyrën e duhur.

    Sipas të dhënave publike nga ueb faqja e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, shpenzimet e përgjithshme të kësaj ministrie për vitin 2020 kanë qenë 10,4 milionë euro me rebalansin e miratuar, edhe pse mjetet fillestare që i kanë pasur në dispozicion kanë qenë në vlerë prej 13,8 milionë euro.

    Meta.mk tashmë një periudhë më të gjatë shkruan për problemet e shumta ekologjike me të cilat përballet vendi, duke filluar prej te nivelet e larta të ndotjes së ajrit nëpër qytetet e vendit, nëpërmjet nevojës për ndërtimin e stacioneve të pastrimit të ujërave të zeza dhe deponive rajonale bashkëkohore, e deri te domosdoshmëria e zgjidhjes së pikave të kontaminuara “të nxehta” ekologjike. Përveç fillimit të pastrimit të lindanit nga OHIS-i i Shkupit, sqarimi i rregullt i autoriteteve kompetente është se nuk ka financa të mjaftueshme për zgjidhjen e problemit me arsenin në Llojan dhe Tabanoc, deponisë me krom gjashtë valent në Jegunovc, gipsit të mbetur në Zgropollci dhe rajoneve të tjera të kontaminuara në vend.

    Lajmi Paraprak

    “RMV-ja përfiton katër milionë euro nga shitja e pronës ish-Jugosllave”

    Lajmi i rradhës

    Osmani citon kryetarin e partisë: Unë jam misionar, jo zyrtar!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë