“Të bardhët do të jenë pakicë pas 40 vitesh në Angli”

    Përmes analizave të ritmit të lindjeve dhe vdekjeve si dhe shifrave të emigrimit deri në fund të shekullit të 21, parashikohet se popullsia e bardhë në Britani do jetë pakicë pas afro 40 vjetësh ose më saktë në vitin 2063.

    Aktualisht 73 përqind e popullsisë britanike është e bardhë.

    Sipas një studimi të një profesori të Universitetit të Birmingamit dhe prezantues i stacionit televiziv GB News, shumë i afërt me liderin e partisë Reforma, ose partisë së babait të Brexit, Nigel Farage, projektohet një rritje e rëndësishme e individëve të lindur jashtë Britanisë apo që janë emigrantë të brezit të dytë, duke u rritur nga poshtë 20 përqindëshit në 33.5 përqind brenda 25 viteve të ardhshme.

    Kështu në vitin 2100 raporti sugjeron se 60 përqind e britanikëve do ketë të paktën një prind emigrant ose ai ose ajo nuk do jetë i lindur në Britani. Popullsia myslimane vlerësohet të rritet në 19.2 përqind deri në fund të shekullit kur aktualisht është 7 përqind e popullsisë në Britani. Sipas autorit të raportit, Matt Goodwin, të Universitetit të Birmingamit, njëkohësisht prezantues televiziv pranë televizionit të afërt me partinë e Brexit-it, deri “në fund të shekullit të tanishëm shumica e popullsisë në këto ishuj nuk do jetë në gjendje të gjurmojnë rrënjët gjenealogjike në këtë vend për më shumë se dy dekada”.

    Në vitin 2022 është mësuar se Londra dhe Birmingami janë shndërruar në qytete ku popullsia e britanikëve të bardhë është minoritet. Do ishte spekulim të thuhej se një studim i tillë i bërë nga një akademik i lidhur me një medium pro partisë së Brexit, me një narrativë të fortë antimigratore, nuk ka elemente të vërteta dhe aq më tepër të injorohet, kur vetë kryeministri Starmer, nisur nga demografia në vend, ka folur para një muaji për shndërrimin e Britanisë në një “ishull i të huajve”. TCh

    Lajmi Paraprak

    Kur është koha e duhur për t’i ujitur bimët tuaja gjatë verës?

    Lajmi i rradhës

    Rritja e një fëmije të lumtur nuk ka të bëjë me dhuratat që bleni

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë