TË DËNUARIT PËR MOS RESPEKTIM TË MASAVE KUNDËR COVID-19 DO TË LIROHEN NGA BURGJET

    Mbi 1200 qytetarë të dënuar me mbi 1000 euro ose me burg për shkeljet penale të masave për mbrojtje nga Kovid-19 u amnistuan. Të burgosurit për këto shkelje do të lirohen nga burgjet kurse personat që veçmë kanë filluar ta paguajnë dënimin, nuk do të duhet ta paguajnë pjesën e mbetur pas hyrjes së ligjit në fuqi.

    Ligji për amnisti të shkeljeve të masave kundër Kovidit

    “Nga 1 janari 2020 deri më 30 qershor 2022, në Gjykatën Themelore Penale Shkup nga ana e Prokurorisë Themelore Publike Shkup janë parashtruar 967 urdhërpagesa ndëshkuese për nenin 206 të Kodit Penal. Pas këtyre urdhërpagesave ndëshkuese gjykata vendosi që 1223 persona ishin dënuar për 123,000 denarë. Gjykata Penale ka miratuar 280 zgjidhje zëvendësuese për mos pagimin e gjobës, e cila është zëvendësuar me burgim të 280 personave. Pas këtyre vendimeve, u lëshuan 205 akte burgimi.”

    Dënimi për këto persona do të shndërrohet në dënim me kusht.

    Ligji për amnisti të shkeljeve të masave kundër Kovidit

    “Dënimi i shqiptuar me para ose dënimi i zëvendësuar me burg, u zëvendësohet me masë alternative të dënimit me kusht… Dënimi i konstatuar me para nuk do të zbatohet nëse i dënuari në afat prej tre viteve pas plotfuqishmërisë së aktvendimit për amnisti nuk kryejnë vepër të re penale.”

    Në të gjithë burgjet e vendit aktualisht në burg janë 94 veta për këto shkelje, pjesa më e madhe në burgun e Idrizovës dhe në atë të Shutkës. Procedura për amnistinë e tyre mund të iniciohet nga institucioni ku e vuajnë dënimin, nga vetë personi i dënuar ose nga familjarët e tij. Kjo masë pritet të kontribuojë edhe në shpopullimin e burgjeve. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Bekteshi, Grubi dhe Besimi, vazhdojnë të keqpërdorin veturat zyrtare për qëllime partiake

    Lajmi i rradhës

    “Perandoria”, nis gjykimi ndaj tre personave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë