Të huajt vijnë, shqiptarët ikin / Janë rritur ndjeshëm çmimet për pushime jashtë vendit

    Në mesin e muajit qershor kërkesat për rezervimet e pushimeve të verës janë të larta nga shqiptarët.

    Por rritja e çmimeve me 30-35% të çmimeve ka ndikuar në rezervime.

    “Kërkesat janë shumë të larta për muajin korrik dhe gusht, duke qene se koha nuk ka mbajtur shumë në qershor. Por çmimet janë rritur me 30-35% në të gjithë botën dhe kjo ka ndikuar. Disa familje kanë zgjedhur ti kalojnë pushimet ne Shqipëri për shkak të çmimeve”, tha Fjorida Zani, agjente turistike.

    Destinacionet e preferuara të shqiptarëve ashtu si cdo vit mbeten Turqia dhe Greqia.

    “Për ishujt e Greqisë ka shumë kërkesa, po ashtu edhe për Turqinë duke qenë se shpenzimet janë të llogaritura dhe familjarët e preferojnë këtë mënyrë”, shtoi më tej ajo.

    Kërkesa të shumta ka pasur dhe për Italinë gjatë verës por duke qenë se çmimet janë më të karta aty, zgjedhin që ta vizitojnë në fundjavë. /TCh/

    Lajmi Paraprak

    Ndjenjat e kundërshtimit nga mosha 1-2 vjeç

    Lajmi i rradhës

    Shkarjet konceptuale të kryeministrit Rama

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë