Të mërkurën mblidhet Grupi i Punës për Kodin Zgjedhor

    Të mërkurën do të fillojë me punë grupi i punës për ndryshime në Kodin zgjedhor, gjegjësisht për zbatimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR-së por paralelisht edhe krijimin e një kodi krejtësisht të ri. Kreu i këtij grupi të formuar me iniciativë të Ministrisë së Drejtësisë, Aleksandar Novakovski, thotë se kodi duhet të shqyrtohet pjesë pas pjese por përparësi do të kenë rekomandimet e OSBE-së të cilat janë zvarritur nga njëri cikël zgjedhor në tjetrin.

    “Në disa cikle të kaluara zgjedhore përsëritet vërejtja për barazinë e të drejtës së votës, e dyta është si të thjeshtëzohet Kodi zgjedhor sepse ai ka pësuar aq ndryshime sa që është bërë I vështirë për t’u kuptuar sepse shumë çështje vetëm janë futur në të dhe kjo sjell deri te interpretimet e ndryshme”, tha Aleksandar Novakovski, drejtues i grupit të punës për Kodin zgjedhor.

    Novakovski thotë se do të hapet tema e modelit zgjedhor por vendimi final është i partive politike. Ai shpreson se disa çështje do të arrijnë të përfundohen përpara zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.

    VMRO-DPMNE-ja përfundimisht nuk do të ketë përfaqësues në grupin e punës për Kodin zgjedhor por kreu i kësaj partie thotë se do të mbështesin ndryshimet eventuale për formimin e një njësie zgjedhore.

    “Unë apeloj deri te partia në pushteti BDI dhe te partneri i koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe mendoj se sido që të vendosin ata, ashtu do të pajtohet edhe partneti më i vogël LSDM, të dalin para opinionit dhe ta pranojnë këtë vendim për një njësi zgjedhore. Vërtetë s’ka nevojë për nacionalizëm, s’ka nevojë për irredentizëm. Secili qytetar është i barabartë para Kushtetutës, edhe ata që votojnë në Tetovë dhe në Gostivar duhet të jenë të barabartë si ata që votojnë në Strumicë, në Vasilevë, në Novo Sellë, e kështu me radhë”, u shpreh Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

    Përveç VMRO-DPMNE-së, pothuajse të gjitha partitë e tjera parlamentare kanë përfaqësues të tyre në grupin e punës për Kodin zgjedhor. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Ministria e Grubit shtab partiak i BDI-së | Antikorrupsioni: Keqpërdorim i resurseve shtetërore

    Lajmi i rradhës

    Pse kundërofensiva eventuale e Ukrainës mund të shënojë momentin më të rëndësishëm të luftës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë