Të përgjysmohet pagesa e semestrit për studentët me një prind

    Foto Ilustruese

    Organizata jo-qeveritare, “Një mundet – të rinjtë” (One Can – Youth), kanë kërkuar nga Qeveria, Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, që përgjysmimi i pagesës së semestrit për studentët me një prind të bëhet pjesë e Ligji për Arsim të lartë dhe e rregullores. Iniciativa që tashmë është dërguar deri te Qeveria për shqyrtim, ka ardhur pasi një grup studentësh kuptuan se Ligji për arsimin e lartë nuk përfshin në rregullore studentët të cilët jetojnë vetëm me një prind. Nga kjo OJQ, thanë se kur kanë vërejtur këtë ju kanë drejtuar Parlamentit studentor dhe avokatit të studenteve në universitetet publike të vendit.

    “Pas bisedave me përfaqësuesit e studentëve dhe Rektoratin, morëm përgjigje se Rektorati i Shën Kirilit dhe Metodit, do të mbajë një seancë me përfaqësuesit e fakulteteve, duke premtuar se do të respektojë rregulloren e vjetër që ishte e vlefshme me ligjin e mëparshëm për arsimin e lartë”, shtuan nga One Can – Youth. Sipas tyre, në bazë të vendimit çdo fakultet do të ketë të drejtën të vendosë vet sipas kritereve dhe rregulloreve për ta ulur apo jo tarifën e pagesës së semestrit për çdo studentë me një prind. Ai thekson se problemi nuk është zgjidhur ligjërisht, kështu që ata duan që rregullat të përfshihen në Ligjin për Arsimin e Lartë dhe të zbatohen për të gjitha universitetet shtetërore në vend dhe të përfshijnë studentë nga të gjitha familjet me një prind apo prind vetushqyes.

    Nga ana tjetër, studentët dhe organizatat tjera që angazhohen për të drejtat e studenteve kanë deklaruar se sa më shpejt që kjo praktikë të bëhet pjesë e Ligjit për arsim të lartë dhe e rregullores do të jetë në të mirë të studenteve. Pasi sipas tyre, jo çdo herë mund të ekzistoj ky vullnet i mirë dhe të respektohet. “Një vendim i tillë do të lehtësonte funksionimin e një numri të madh të studenteve të cilët janë me një prind. Gjithashtu dhe gjendja ekonomike e familjeve të tyre do të përmirësohej”, tha një student për gazetën KOHA.

    Ndryshe, deri më tani kjo është në vullnetin e Fakulteteve dhe Universiteteve. Për momentin vetëm Universiteti Shën Kirili dhe Metodi, ju ka mundësuar studentëve me një prind të paguajnë vetëm gjysmën e shumës së regjistrimit në universitet. Iniciativa është zhvilluar dhe dorëzuar bashkërisht me Lidhjen e Juristeve të rinj në Qeveri, nga ku tashmë është dorëzuar edhe në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASH), Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Parlamenti studentor i Universitetit Shën Kirili dhe Metodi, e ka mirëpritur dhe e ka përshëndetur vendimin e Universitetit./Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Zgjedhjet lokale | Pritet pranim-dorëzimi i mandateve

    Lajmi i rradhës

    Takimi Sela-Mickoski, punohet për shumicë të re parlamentare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë