Të premten bëhet spërkatje kundër mushkonjave në Shkup

    Komuna e Shkupit njofton se ditën e premte do të bëjë spërkatjen kundër mushkonjave.

    Dezinsektimi kundër mushkonjave që do të ndodhë në territorin e Komunës së Shkupit do të kryhet në orët e hershme të mëngjesit.

    Po ashtu dezinsektimi në terren do të bëhet po atë ditë gjatë gjithë ditës.

    “Nëse kushtet klimatike nuk lejojnë spërkatjen, dezinsektimi me avion do të bëhet ditën e ardhshme, kur kushtet do të jenë më të volitshme”, thonë nga Komuna e Shkupit duke i njoftuar bletarët që t’i ndërmarrin masat e nevojshme.

    Lajmi Paraprak

    Hap pas hapi si të ruani ushqimet në ngrirje

    Lajmi i rradhës

    Avziu: Dyulësja Maja e Kaltërt (Ceripashina) do të lëshohet në përdorim gjatë sezonit të ardhshëm

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë