Trajanov: Të zhbllokohet procedura për ndryshime në Kodin Zgjedhor

    Në seancën e sot kuvendare, deputeti Pavle Trajanov ka kërkuar që të zhbllokohet procedura për ndryshime në Kodin Zgjedhor, me të cilën propozohet që Maqedonia të jetë një njësi zgjedhore.“Dua të falënderoj të gjithë gazetarët të cilët kanë dhënë mbështetje të madhe për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, me të cilën do të demokratizohet Maqedonia, por do të mundësojnë kushte për qytetarët që kenë zgjidhje gjatë votimit”, tha Trajanov.

    Ai tha se shumica e deputetëve i mbështesin ndryshimet për çka është thelbësore që të zhbllokohet miratimi i këtyre ndryshimeve.Trajanov tha se në ditët në vijim do të bëhen konsultime me propozuesit dhe mbështetësit e ligjit, me qëllim që të zhbllokohet procesi i reformave zgjedhore.

    Lajmi Paraprak

    Kompania me licencë të rreme fitoi 90 tenderë

    Lajmi i rradhës

    Të punësuarit në arsim presin rritjen e pagave, në të kundërtën nuk përjashtojnë as protestat

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë