Të rejat e fundit nga KSI në lidhje me Lijën e majmunit

    Zllate Mehmedoviç zëdhënësi i KSI-së, në një konferencë për media, foli në lidhje me Lijën e Majmunëve, e cila së fundmi është paraqitur në shumë vende.

    Ai tha se duhet të jenë të përgatitur derisa tregoi se kanë thirrur mbledhje që këtë situatë ta përcjellin me vëmendje të shtuar.

    “Duhet të jemi të përgatitur si sistem ne kemi thirrur mbledhje që këtë situatë ta përcjellim me vëmendje dhe kujdes të shtuar. Shumë vende në botë kanë probleme që ta caktojnë diagnozën për lijen e majmunëve”, tha ai.

    “Nëpër institucione janë shpërndarë teste antigjene për të parë se a kemi të bëjmë me ndonjë rast, ndërsa duhet të përgatitim edhe protokolle. Komisioni shpreh shqetësim sepse ka përhapje të Lijes së Majmunëve nëpër botë”, u shpreh Mehmedoviç.

    Ai nuk përmendi se deri më tani ka ndonjë të prekur nga Lija e Majmunëve në vend, por bënë thirrje për kujdes të shtuar. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    “Shiriti” kulturor i sezonit turistik

    Lajmi i rradhës

    Pasojat e rutinizimit të së keqes

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë